LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 4° partlycloudy_day

Në iftarin e shoqatës “Esnaf”, Kurti kërkon që Prizreni të aplikojë për zonën industriale

Në iftarin e shoqatës “Esnaf”, Kurti kërkon që Prizreni të aplikojë për zonën industriale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e krijimit të zonës industriale në Prizren, duke bërë thirrje që Komuna sa më parë të aplikojë në organet e nivelit qendror për themelimin e saj.

Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë pjesëmarrjes në iftarin tradicional të organizuar nga shoqata e biznesmenëve dhe zejtarëve “Esnaf”, në prani të rreth 600 mysafirëve nga biznesi dhe politika, raporton Telegrafi.


Me këtë rast Kurti ka pohuar interesimin e Ekzekutivit për të ndihmuar bizneset, pasi sipas tij, ato e kanë barrën më të madhe të punësimit, të rinisë edhe të popullsisë në përgjithësi.

“Duam t’ju ndihmojmë që t’i zëvendësojmë importet”, ka thënë ai,  duke shtuar se për pesë vjet është rritur qarkullimi i bizneseve në Kosovë nga 12 miliardë në 22 miliardë apo për 76 për qind.

Në këtë rrafsh ka përmendur edhe zonën industriale të Prizrenit.

“Kjo tregon që të gjithë jemi përkrahës e përbërës të një ekonomie që po rritet dhe gjithashtu duam që sa më shpejtë edhe Prizreni ta ketë një zonë industriale. E keni pasur, do ta keni gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për një gjë të tillë. Komuna e Prizrenit duhet të aplikojë për themelim dhe ndërtim në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe uroj që kjo të bëhet sa më parë”, ka thënë Kurti, raporton Telegrafi.

Procesi i krijimit të Zonës industriale – Parkut të Biznesit në Prizren pati filluar para më shumë se një dekade. Por deri më tani procedurat ligjore nuk janë përmbyllur në tërësi. Përgjatë disa mandateve hapësirën dedikuar për funksionalizimin e Parkut të Biznesit janë investuar mjete të konsiderueshme financiare nga buxheti i Komunës së Prizrenit.

Kuvendi i Prizrenit sërish harmonizon Planin për Parkun e Biznesit sipas kërkesës së MMPHI-së
Lexo po ashtu Kuvendi i Prizrenit sërish harmonizon Planin për Parkun e Biznesit sipas kërkesës së MMPHI-së

Paraprakisht Kurti ka vlerësuar angazhimet e shoqatës “Esnaf”, që sipas tij, kanë vendosur një traditë shembullore të bashkëpunimit ndërmjet zejtarëve dhe biznesmenëve, “ashtu që prodhimet e punimet, shërbimet e mallrat për të gjithë qytetarët të jenë edhe cilësore, edhe të mira e të bukura, edhe me çmime të përballueshme”.

“Jemi takuar shumë herë bashkë, por mezi pres që të takohemi edhe atëherë kur do të vendoset gurthemeli i objektit të ri të selisë së shoqatës ‘Esnaf’ por që sa më shpejt edhe ta kemi atë objekt të përfunduar, i cili do të kushtojë rreth 378 mijë euro dhe i gjithi është investim i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, është shprehur Kurti, raporton Telegrafi.

Në anën tjetër shoqata “Esnaf” ka njoftuar se krahas kryeministrit, në iftarin me produkte vendore kanë qenë të pranishëm edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës,  Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi, ministrat Fikrim Damka dhe Hajrulla Çeku, ambasadori i Turqisë, Sabri Tunç Angılı, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon Ibrahimi, sikurse edhe deputetë, përfaqësues të partive politike, eprorë të KFOR-it, FSK-së dhe Policisë së Kosovës, pastaj përfaqësues të shoqatave dhe odave tregtare, miqtë e partnerët nga Turqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi, si dhe anëtarët.

Në këtë mbrëmje me mirënjohje janë nderuar Ediz Çabrati dhe Recep Lisiça për kontributin shumëvjeçar në këtë shoqatë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Publikohen pamjet e shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad

Publikohen pamjet e shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad

Serbia
Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen

Lajme
Videoja e Gjestit që po qarkullon në TikTok – ofendon dhe bërtet për

Videoja e Gjestit që po qarkullon në TikTok – ofendon dhe bërtet për "ex-in" në oborr

Magazina
Vdekja e dy vajzave në aksidentin në Ranillug, Kurti shkon për ngushëllime te familjet Basha dhe Thaqi

Vdekja e dy vajzave në aksidentin në Ranillug, Kurti shkon për ngushëllime te familjet Basha dhe Thaqi

Lajme
Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Ndërkombëtare
Sjellja e ftohtë karshi tij, Gjesti për Eglin: Kurrë sytë mos t’i pafsha, vetë kam lindur dhe vetë do të vdes

Sjellja e ftohtë karshi tij, Gjesti për Eglin: Kurrë sytë mos t’i pafsha, vetë kam lindur dhe vetë do të vdes

Magazina
Kalo në kategori