LAJMI I FUNDIT:

Analisti serb, Janjiq: Vuçiq mund ta përdorë kundër protestuesve grupin e Radoiçiqit

Analisti serb, Janjiq: Vuçiq mund ta përdorë kundër protestuesve grupin e Radoiçiqit

Mediat serbe raportojnë se grupi paramilitarë serb i udhëhequr nga Milan Radojiçiq pritet t’i ndal në ndihmë sot regjimit të presidentit, Aleksandar Vuçiqit.

Edhe analisti serb, Dushan Janjiq, tha mbrëmë në Euronews Albania se nuk përjashtohet mundësia që presidenti Vuçiq të fusë në veprim paramilitarë nga ata që morën pjesë në sulmin terrorist të Banjkës në Kosovë kundër studentëve protestues ditën e nesërme.

Janjiq theksoi se një pjesë e këtyre personave janë stërvitur nga Republika Serbe dhe të tjerë janë trajnuar në Rusi “ka disa zëra nga struktura të brendshme të inteligjencës se diku te 800 njerëz si njerëzit që morën pjesë në sulmin e Banjskës janë të përgatitur nga Republika Serbe, të njëjtat struktura që morën pjesë në Banjskë në Kosovë dhe tanimë janë duke folur me Dodik, një pjesë e tyre janë të trajnuar në Rusi”.


Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile
Lexo po ashtu Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile

“Në Bosnjë, në Republikën Serbe në policinë e tyre janë me mijëra njerëz të mirë trajnuar në Rusi.

Nuk duhen përjashtuar incidente si ato të Banjskës. Nuk jam pro spekulimeve, por po flas me hipoteza, Vuçiq po përballet me një problem, të bindë të tjerët se kemi një revolucion me ngjyra. Mund të ketë disa incidente, por ndoshta mund të ndërmarrë të njëjtat lëvizje si Millosheviqi në protestat e mëdha të marsit, pra për të shpërqendruar vëmendjen e ndërkombëtare në Republikën Serbe. Forcat evropiane tashmë janë në Bosnjë dhe i kanë planet, ndonjëherë veprimet ushtarake i ulin problemet. Në Kosovë pas Banjskës nuk ka më diskutim për kontrollin e territorit”, tha ai.

Ndryshe, Vuçiq pretendon se qëllimi i tyre është të nxisin luftë civile dhe të marrin pushtetin me dhunë.

Studentët, të cilët po protestojnë që nga fundi i vitit të kaluar, nisën pakënaqësitë e tyre pas rrëzimit të një strehimoreje të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona. Që atëherë, ata janë mbledhur në numër të madh në qytete të ndryshme të Serbisë, veçanërisht në Beograd, Novi Sad, Kragujevc dhe disa qytete të tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trumpit tregon se cilin territor, Ukraina do të duhet t'ia dorëzojë Rusisë

Këshilltari i Trumpit tregon se cilin territor, Ukraina do të duhet t'ia dorëzojë Rusisë

Evropa
Dramë në rrugët e Beogradit - automobili shkel me veturë protestuesit anti-Vuçiq

Dramë në rrugët e Beogradit - automobili shkel me veturë protestuesit anti-Vuçiq

Serbia
Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile

Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile

Serbia
Aleksadanr Vuçiq po frikësohet, angazhon traktorët për ta mbrojtur presidencën nga protestuesit

Aleksadanr Vuçiq po frikësohet, angazhon traktorët për ta mbrojtur presidencën nga protestuesit

Serbia
Analisti serb, Janjiq: Vuçiq mund ta përdorë kundër protestuesve grupin e Radoiçiqit

Analisti serb, Janjiq: Vuçiq mund ta përdorë kundër protestuesve grupin e Radoiçiqit

Serbia
Trump: Isha pak sarkastik kur thashë se paqja mund të arrihet për 24 orë në Ukrainë

Trump: Isha pak sarkastik kur thashë se paqja mund të arrihet për 24 orë në Ukrainë

Amerika
Kalo në kategori