Aleksandar Vuçiq tha sot se ka marrë një vendim për të falur 12 individë dhe se ky ishte gabimi i tij më i madh që kur u bë president i Serbisë.
Ai tha se këtë vendim e mori kohët e fundit, duke plotësuar kërkesën e tretë të studentëve, të cilët do të organizojnë një protestë masive gjatë ditës së nesërme në Beograd.
“Kam bërë diçka për të cilën pendohem thellësisht. Dhe do të pendohem deri në fund të jetës sime. Unë nuk kam marrë asnjë vendim për të falur ndonjë individ gjatë tetë viteve të kaluara, që kur kam qenë president. Kam marrë vendim për të falur dymbëdhjetë individë dhe për t’i shpallur ata të paprekshëm nga ndjekja penale. Dhe kam bërë gabimin më të madh që kur kam qenë president”, deklaroi ai.
Vuçiq shtoi se pendimi i tij është kaq i thellë “sa që çdo javë deri në fund të mandatit do të kërkoj falje nga qytetarët e Serbisë për atë që kam bërë”.
Ai thotë se është i gatshëm të bie edhe nga pushteti “kjo është sa kam kuptuar, nesër, jam krenar për atë që kam bërë gjatë 15 viteve të fundit. Nuk do të qaj, dhe pasnesër do të flasim për atë se si më rrëzuan. Kjo është një thirrje e hapur për dhunë. Ju që po shkatërroni serbët si komb, ju që mendoni se Kosova është e pavarur, ju që mendoni se serbët janë një komb genocidal”, kështu i quajti organizatorët e protestave Vuçiq.
“Nesër do të jenë nga 60 deri në 80 mijë njerëz. Ata janë të pasur, mund të sjellin shumë njerëz. Kurrë nuk do të heq dorë nga populli që e urrejnë kaq shumë”, shtoi ai.
Ndryshe, studentët kanë thirrur për nesër një ndër protestat më masive që prej kohës kur u detyrua të jepte dorëheqje ish-krimineli serb, Slobodan Milosheviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A mundet SHBA-ja t’ia “vrasë” armët Evropës – ekspertët shprehin shqetësimin për “çelësin e vdekjes”

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

G7 paralajmëron Rusinë: Pranoni armëpushimin ose do të pasojnë sanksione të reja

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës