LAJMI I FUNDIT:

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney është betuar zyrtarisht si kryeministri i 24-të i Kanadasë në një ceremoni në Rideau Hall, rreth një orë pas dorëheqjes formale të Justin Trudeau.

Carney u tha gazetarëve gjatë rrugës për në ceremoni se qeveria e tij është e përqendruar dhe gati për të nisur punën.

Qeveria e re Liberale ka 24 ministra, përfshirë Carneyn, dhe përbëhet nga një miks i ministrave të periudhës së Trudeaus dhe fytyrave të reja.


Anëtarët e ekipit kryesor që kanë qenë përgjegjës për menaxhimin e marrëdhënieve SHBA-Kanadë që nga kthimi i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, janë ende pjesë e kabinetit.

Ata përfshijnë Melanie Joly, François-Philippe Champagne, David McGuinty dhe Dominic LeBlanc.

Ky kabinet do të funksionojë deri kur të shpallen zgjedhje të përgjithshme – ndoshta para datës 24 mars, kur Parlamenti është parashikuar të rinisë punën e vetë. /Telegrafi/