LAJMI I FUNDIT:

Aleksandar Vuçiq po frikësohet, angazhon traktorët për ta mbrojtur presidencën nga protestuesit

Aleksandar Vuçiq po frikësohet, angazhon traktorët për ta mbrojtur presidencën nga protestuesit

Dhjetëra traktorë janë parkuar përpara parkut “Pioneri” në Beograd, pavarësisht se nuk kanë leje për ta bërë këtë.

Shumica e traktorëve janë pa targa ose me targa të fshehura, duke ngritur dyshime mbi qëllimin e pranisë së tyre. Sipas medias serbe “Nova”, ekzistojnë disa skenarë të mundshëm nga ana e qeverisë për përdorimin e tyre.

Një nga skenarët e përfolur është se traktorët mund të përdoren për të ushtruar presion dhe për të krijuar frikë mbi një përshkallëzim të protestës, me synimin për të zvogëluar numrin e pjesëmarrësve në tubimin e së shtunës.


Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'
Lexo po ashtu Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Gjithashtu, disa nga kompanitë që posedojnë këta traktorë janë vizituar më herët nga presidenti, Aleksandër Vuçiq.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur nëse atyre u është kërkuar drejtpërdrejt që t’i dërgojnë traktorët në Beograd.

Ndërkohë, qindra traktorë të tjerë janë parë të vendosur në pjesë të ndryshme të Beogradit jo vetëm një ditë para protestës, por prej disa ditësh.

Një teori e mundshme është se ata janë pozicionuar për të bllokuar hyrjet kryesore të qytetit më 15 mars, duke penguar kështu pjesëmarrësit të arrijnë në protestë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Persona të maskuar marshojnë nëpër Beograd - pushteti po mundohet t'i frikësojë protestuesit

Persona të maskuar marshojnë nëpër Beograd - pushteti po mundohet t'i frikësojë protestuesit

Serbia
Deputeti i partisë së Gjukanoviqit arrestohet në Beograd - mbrëmë kishte publikuar video nga protesta e studentëve

Deputeti i partisë së Gjukanoviqit arrestohet në Beograd - mbrëmë kishte publikuar video nga protesta e studentëve

Serbia
Këshilltari i Trumpit tregon se cilin territor, Ukraina do të duhet t'ia dorëzojë Rusisë

Këshilltari i Trumpit tregon se cilin territor, Ukraina do të duhet t'ia dorëzojë Rusisë

Evropa
Dramë në rrugët e Beogradit - automobili shkel me veturë protestuesit anti-Vuçiq

Dramë në rrugët e Beogradit - automobili shkel me veturë protestuesit anti-Vuçiq

Serbia
Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile

Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile

Serbia
Aleksadanr Vuçiq po frikësohet, angazhon traktorët për ta mbrojtur presidencën nga protestuesit

Aleksadanr Vuçiq po frikësohet, angazhon traktorët për ta mbrojtur presidencën nga protestuesit

Serbia
Kalo në kategori