Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte për një vizitë disaorëshe të enjten në Kosovë, për shkak të gjendjes së rënduar të babait të tij.
Pas disa kërkesave për vizitë të babait të sëmurë, që ndodhet i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Gjykata Speciale ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për lirimin e tij të përkohshëm në Kosovë për një ditë, për vizitë humanitare.
Nga Gjykata Speciale kanë bërë të ditur se vizita e Thaçit ishte nën mbikëqyrje dhe për arsye humanitare bindëse.
“Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë të Hashim Thaçit për ta takuar babain e tij. Gjatë kësaj vizite nën mbikëqyrje, i akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftimin e Speciales.
E pas disa orë qëndrimi, nën thirrjet e qytetarëve “UÇK, UÇK” që ishin mbledhur para objektit, Thaçi është larguar nga QKUK.
Teksa zbriste shkallët, ai shkurt bisedoi me një mjek, i cili e shoqëronte shkallëve.
Në një moment, pjesëtari i sigurimit të Gjykatës Speciale e paralajmëroi mjekun, duke i bërë me shenjë se rregullat e Speciales nuk lejojnë përqafime apo kontakte të tilla.
E mjeku i cili pati rastin ta takonte sot ish-presidentin Hashim Thaçi ka ndarë për publikun emocionet e tij të atyre momenteve.
“Me lot në sy jam, presidentin e kam takuar me lot në sy. Jam krenar që e takova në Klinikën Interne në Kardiologji. E kam përcjellë deri te shkallët që ka qenë siguri e llahtarshme”, thotë dr Rexhepi.
“Me lot në sy kam qenë beso. Shumë emocione kam pas. Një luftarak i madh i çështjes kombëtare me qenë në Hagë, është shumë e padrejtë”.
“Në emocione prapë jam”. Ai në Frontal të T7, edhe tregoi se ish-presidenti Thaçi qëndroi tek babai i tij në QKUK për tri orë, por komunikimin me të pranishmit e pati shumë të kufizuar.
Pas vizitës së ish-presidentit në Kosovë, ka pasur reagime lidhur me masat e sigurisë.
Avokati i akredituar pranë Dhomave të Specializuara, Artan Qerkini, ka kritikuar masat e sigurisë të vendosura ndaj Thaçit, duke i cilësuar ato të tepruara.
Ai theksoi se të gjithë të akuzuarit nga Gjykata Speciale kanë treguar bashkëpunim të plotë dhe nuk ka pasur nevojë për masa kaq të rrepta sigurie gjatë vizitës.
Gjithashtu, Qerkini ka thënë se nuk ka pasur arsye ligjore të Thaçit t’i refuzohet vizita humanitare.
“Nuk kishte asnjë arsye ligjore që të refuzohet kërkesa për vizitë humanitare, e cila për fat të mirë veç se u realizuar sot. Mendoj se siguria e cila po imponohet me rastin e vizitave të karakterin humanitar është e tepruar. Ngase edhe zoti Thaçi dhe të gjithë personat e akuzuar pranë Dhomave të Specializuara kanë treguar gatishmëri të jashtëzakonshme për bashkëpunim. Janë paraqitur vetë nuk ka pas nevojë të arrestohen. Gjithmonë kanë pas gatishmëri të bashkëpunojnë me gjykatën. Kështu marrë parasysh gjithë këto rrethana siguria që po imponohet është e tepruar. Mendoj me një siguri shumë më të vogël do të arrihej qëllimi i njëjtë. Dhe efekti i vizitës humanitare do të ishte me i madh. Ngase sot po e dimë se sot ishte një vizitë e karakterin humanitar, por me gjithë atë përcjellje policore disi po i humb kuptimi i vizitës”, ka thënë Qerkini.
E pas vizitës së shkurtër të Thaçit, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Me një mesazh të shkurtër, Rama e cilësoi Thaçin si një “burrë” në postimin e tij në Facebook.
Lidhur me vizitën ka reaguar edhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza. Ai ka reaguar ndaj mënyrës se si ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u lejua të vizitonte babanë e tij të sëmurë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ai e cilësoi të padrejtë vonesën në lejimin e kësaj vizite dhe masat e rrepta të sigurisë që e shoqëruan atë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës