LAJMI I FUNDIT:

Për dy vite, institucionet shtetërore kanë blerë makina të reja për 8.5 milionë euro

Për dy vite, institucionet shtetërore kanë blerë makina të reja për 8.5 milionë euro

Qendra për Komunikime Qytetare ka publikuar hulumtimin për prokurimin e automjeteve nga institucionet shtetërore në vitet 2023 dhe 2024 dhe bazën e hapur të të dhënave të kontratave për prokurimin publik të automjeteve.

Hulumtimi zbulon se në vetëm dy vite, 2023 dhe 2024, institucionet shtetërore blenë automjete të reja për 8.5 milionë euro, disa të blera dhe disa të marra me lising.

Mes tyre janë edhe 45 automjetet e qeverisë, secila me vlerë 50 mijë euro, të marra me lising për zyrtarët aktualë, por edhe për ish-kryeministra dhe presidentë.


Automjeti më i shtrenjtë i blerë, 55 mijë euro, është i Komunës së Shuto Orizarit, ndërsa Komuna e Prilepit ka blerë dhe më pas ka shkëputur kontratën për një automjet në vlerë prej 63 mijë euro.

Vlera mesatare e të gjitha automjeteve të blera në dy vitet e fundit është 31,760 euro.

Marka e preferuar e zyrtarëve është Skoda, nga e cila blihet çdo i treti automjet. Numri më i madh i automjeteve, 82, janë blerë nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut.

Në 70% të tenderëve për prokurimin e automjeteve ka pasur vetëm një ofertë.

Kompanitë Porsche Leasing dhe Automotive Group kanë vlerën më të madhe totale të kontratave të lidhura, secila me vlerë rreth 2.8 milionë euro për dy vjet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Kronika e Zezë
Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Lajme
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Drejtësi
Kalo në kategori