LAJMI I FUNDIT:

Opozita e Grenlandës fiton zgjedhjet e dominuara nga pavarësia dhe Trump

Opozita e Grenlandës fiton zgjedhjet e dominuara nga pavarësia dhe Trump

Opozita e qendrës së djathtë të Grenlandës ka fituar zgjedhjet e saj të përgjithshme, tregojnë rezultatet pothuajse të plota, në një votim të dominuar nga premtimi i presidentit amerikan Donald Trump për të marrë territorin autonom të Danimarkës.

Me më shumë se 90 për qind të votave të numëruara të së martës, partia Demokraatit – e cila favorizon një qasje graduale ndaj pavarësisë – po merr gati 30 për qind të votave, thonë zyrtarët zgjedhorë, transmeto nTelegrafi.

Naleraq, një tjetër parti opozitare e cila dëshiron të nisë menjëherë procedurat e divorcit nga Kopenhaga dhe të ketë lidhje më të ngushta me SHBA, është e dyta në sondazh me rreth 25 për qind.


Inuit Ataqatigiit (IA) i kryeministrit Mute B Egede – gjithashtu një parti pro-pavarësisë – është i treti me mbi 21 për qind.

Grenlanda – ishulli më i madh në botë, midis Oqeanit Arktik dhe Atlantik – është kontrolluar nga Danimarka, gati 3,000 kilometra larg, për rreth 300 vjet.

Grenlanda i drejton punët e saj të brendshme, por vendimet për politikën e jashtme dhe të mbrojtjes merren në Kopenhagë.

Rreth 44,000 grenlandezë nga një popullsi prej 57,000 kishin të drejtë të votonin për të zgjedhur 31 deputetë, si dhe qeverinë lokale. Gjashtë parti ishin në fletëvotim.

Partia Siumut – partnerja e Egedes në një koalicion qeverisës të krahut të majtë aktual, është në vend të katërt me afro 15 për qind të votave.

Dy partitë e tjera janë shumë prapa, me Atassut me 7, dhe Qulleq me pak më shumë se 1 për qind. Votimi u zhvillua në 72 qendra votimi të shpërndara në të gjithë ishullin e gjerë.

Vendndodhja strategjike e Grenlandës dhe burimet minerale të pashfrytëzuara kanë rënë në sy të Trump. Ai së pari hodhi idenë për të blerë ishullin gjatë mandatit të tij të parë në 2019.

Që nga marrja e detyrës përsëri në janar, Trump ka përsëritur synimin e tij për të marrë territorin.

“Ne kemi nevojë për Grenlandën për sigurinë kombëtare. Në një mënyrë ose në një tjetër do ta arrijmë atë”, tha ai gjatë fjalimit të tij në Kongresin e SHBA javën e kaluar.

Udhëheqësit e Grenlandës dhe Danimarkës i kanë kundërshtuar vazhdimisht kërkesat e tij.

Egede e ka bërë të qartë se Grenlanda nuk është në shitje dhe meriton të “trajtohet me respekt”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori