LAJMI I FUNDIT:

Rutte: Çdo problem rajonal kërkon udhëheqës të vendosur për zgjidhje afatgjata

Rutte: Çdo problem rajonal kërkon udhëheqës të vendosur për zgjidhje afatgjata

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, në një konferencë për media ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Rutte u shpreh se duhet ta bëjmë të qartë se të gjitha palët e sigurisë në rajon duhet të punojnë në të njëjtin drejtim.

“Të njëjtën gjë e thash edhe në Sarajevë. Jemi në kontakt të afërt edhe me z.Vuciq patëm një telefonatë javën e kaluar dhe ai do të më vizitoj në Bruksel së shpejti besoj këtë muaj dhe do të jem shumë i drejtpërdrejtë duke i përçuar mesazhet të gjithë partnerëve që vetëm bashkërisht mund ta sjellim paqen afatgjate në këtë rajon”, tha Rutte.


Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira
Lexo po ashtu Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s u shpreh se nuk mund të parashikojmë paqe nëse mbesim në të njëjtat probleme për dekada me radhë.

“Pra duhet të ketë zgjidhje politike që kërkon lidership nga të gjithë politikanët. Presidentja juaj këtu që ka pasur ndikim jo vetëm në Kosovë por në gjithë rajonin, dhe gëzon respekt në BE gjithsesi ndihmon. E njëjta gjë vlen për presidencën në Sarajevë por edhe presidentin Vuçiq, pra duhet të punojmë së bashku që ky rajon të arrij paqen afatgjate”, theksoi Rutte.

Ai u pyet nga gazetarët edhe për tranzicionin e FSK-së në ushtri.

Rutte tha se mandati është që të sigurohemi që FSK të jetë efektive në rolin e saj humanitar këtu në Kosovë.

“Kështu është saktësisht mandati i NATO-s për ta ndihmuar FSK që të jetë më e mirë si forcë humanitare kur ka fatkeqësi natyrore ose njerëzore. Ky është mandati dhe në këtë punojmë çdo ditë dhe vazhdimisht”, tha Rutte. /Telegrafi/