LAJMI I FUNDIT:

Nëse fëmija yt është i fiksuar me dinozaurët, kemi një lajm të mirë

Nëse fëmija yt është i fiksuar me dinozaurët, kemi një lajm të mirë

Kemi lajme të mira për të gjithë prindërit që ndoshta janë lodhur duke dëgjuar kaq shumë gjëra për T-Rex apo personazhin e animuar Barney

Shkenca thotë se fëmijët që janë të interesuar për dinozaurët dhe krijesat e tjera parahistorike shfaqin inteligjencë më të lartë.

Një studim nga University of Indiana dhe University of Wisconsin ka sugjeruar se fëmijët me një interes të thellë për kafshët parahistorike si dinozaurët mund të shfaqin një intelekt më të madh.


Hulumtuesit e kanë lidhur këtë me përmirësimin e vëmendjes, përpunimin më të mirë të informacionit dhe mendimit kompleks.

Nëse fëmija yt është i fiksuar me dinozaurët, kemi

Kenneth Lacovara, një paleontolog, tha për CNN se interesi ndaj figurave të tilla si dinozaurët i fuqizon fëmijët, duke u dhënë atyre një ndjenjë autoriteti. Duke pasur parasysh që fëmijët në studim që ishin të interesuar për dinozaurët kishin inteligjentë më të lartë se fëmijët e tjerë të të njëjtës moshë, duket se ai mund të ketë të drejtë.

GettyImages

Me rritjen, fëmijët zhvillojnë interesa të ndryshme ndaj bëni çmos që t’i inkurajoni ato. Nëse, për shembull, kanë qejf dinozaurët, mund të bëni dinozaur letre me ta, të shihni dokumentarë për dinozaurët ose të vizitoni një muze.

Por, edhe nëse nuk shfaqin interes, është gjithmonë ide e mirë të inkurajoni interesat e fëmijëve për botën përreth, gjë që do t’i ndihmojë ata. /Telegrafi/