LAJMI I FUNDIT:

Ferguson i bën të qarta ndjenjat e tij për shkatërrimin e ‘Old Trafford’ dhe ndërtimin e stadiumit të ri

Ferguson i bën të qarta ndjenjat e tij për shkatërrimin e ‘Old Trafford’ dhe ndërtimin e stadiumit të ri

Manchester United ka njoftuar planet e tyre për ndërtimin e një stadiumi të ri me një kapacitet prej 100 mijë ulësesh dhe tashmë është bërë zbuluar edhe pikëpamja e Sir Alex Ferguson pas këtij zhvillimi. 

Të martën, imazhet konceptuale dhe modelet e shkallëzuara të dizajnuara nga arkitekti Lord Norman Foster, u prezantuan në Londër me Sir Jim Ratcliffe që bëri një njoftim zyrtar. 

Stadiumi pritet të jetë më i madhi në Mbretërinë e Bashkuar dhe pritet të ndërtohet në të njëjtën zonë si ‘Old Trafford’, që ka qenë shtëpia e United qysh nga viti 1910. 


Tifozët ishin konsultuar rreth kësaj ideje dhe tashmë ish-trajneri legjendar i Unitedit, Sir Alex Ferguson ka dhënë mbështetjen ndaj këtij projekti. 

Manchester United prezanton planet ambicioze për të ndërtuar 'stadiumin më të madh në botë'
Lexo po ashtu Manchester United prezanton planet ambicioze për të ndërtuar 'stadiumin më të madh në botë'

“Manchester United duhet të tentojë gjithmonë më të mirën në gjithçka që bën, brenda dhe jashtë fushës, kjo përfshin edhe stadiumin ku luajmë”. 

“Old Trafford mban kaq shumë kujtime të veçanta për mua personalisht, por ne duhet të jemi të guximshëm dhe të shfrytëzojmë këtë mundësi për të ndërtuar një shtëpi të re, për të ardhme, aty ku historia e re mund të ndërtohet”, ka thënë Ferguson. 

Projekti i cili mund të shoh rreth 17 mijë njësi banesore të reja, mund të ndërtohet brenda pesë viteve dhe tashmë ka siguruar fonde nga qeveria për rigjenerimin e zonës. 

Në muajin shtator, kryebashkiaku i Mançester, Andy Burham kishte thënë se United nuk po kërkon publikisht para për financimin e stadiumit i cili pritet të kushtojë 2 miliardë euro./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Kombëtarja e Shqipërisë
Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve vjen me katër përballje të zjarrta, vëmendja në Madrid

Liga e Kampionëve vjen me katër përballje të zjarrta, vëmendja në Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori