LAJMI I FUNDIT:

Rama i përgjigjet komentuesit: Nuk bëj udhëtime në avion me biznes klas, të gjitha janë ekonomike

Rama i përgjigjet komentuesit: Nuk bëj udhëtime në avion me biznes klas, të gjitha janë ekonomike

“Kush më njeh e di shumë mirë që unë nuk punoj për të jetuar, unë jetoj për të punuar”. Kështu iu përgjigj kryeministri Edi Rama një prej ndjekësve në Facebook në rubrikën “Sy m’sy” i cili e akuzoi se udhëtonte gjithandej me paratë publike. Rama deklaroi se në 12 vite ka dalë në restorante vetëm 30 herë dhe nga këto sipas tij 25 me familjen.

“Unë jetoj për të bërë gjëra, jo për të konsumuar gjëra. Qysh se jam bërë kryeministër mund të kem dalë në restorante në 12 vite 30 herë në total, janë shumë. Dhe nga këto 25 me siguri me familjen. Është sakrificë e madhe për familjen e fëmijët tanë. Po, është kështu. Të gjithë pjesën e kënaqësive të propaganduar kush më njeh e di shumë mirë. Mund të rri edhe pa ngrënë dy ditë dhe e bëj për arsye të favoreve që ka organizmi nga kjo gjë. Ha vetëm një vakt në darkë dhe një në shtëpi. Këtu në drekë, nëse ha ma sjellin këtu”.

Kreu i qeverisë mohoi udhëtimet në biznes klas, duke shpjeguar se të gjitha udhëtimet janë për punë dhe ekonomike, me përjashtim të udhëtimeve të gjata në SHBA.


“Udhëtimet, të betohem nëse do kisha mundësi t’i këpusja me thikë dhe ti minimizoja, do i minimizoja me qejfin më të madh se janë udhëtime pune, jo qejfi. Janë udhëtime pune dhe prandaj më vjen si zor shumë dhe habitem çfarë kërkojnë këta njerëz kur flasin broçkulla; jo mori avion privat. Jo fluturime luksi, fluturimet private me familjen. Unë të gjitha fluturimet e mia me familjen i bëj vetëm ekonomik si të gjithë të tjerët. Fluturimet e punës me avionin që pata mundësi të kem janë punë dhe janë shkurtim kohe e shpenzimesh të tjera. Nuk shpenzoj asnjë lek më shumë seç është shpenzuar nga kryeministrat. Anëtarët e qeverisë nuk udhëtojnë ne biznes, përjashtuar udhëtimet në SHBA që janë shumë të gjata dhe është normale”.

Në trend Lajme

Më shumë
“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

Lajme
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Ora dore, unazë e para të gatshme - vjedhje e rëndë në Zllatar të Prishtinës

Ora dore, unazë e para të gatshme - vjedhje e rëndë në Zllatar të Prishtinës

Kronika e Zezë
Kalo në kategori