LAJMI I FUNDIT:

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Forcat speciale ruse depërtuan nëpër një tubacion gazi të pashfrytëzuar për disa milje për të nisur një sulm të befasishëm ndaj ushtarëve ukrainas në rajonin e Kurskut, kanë thënë ushtria e Ukrainës dhe blogerët pro-Moskë.

Pamjet që qarkullojnë në aplikacionin Telegram pretendojnë se tregojnë ushtarët elitar rusë duke u përkulur ndërsa bëjnë rrugën e tyre përmes errësirës së tubit për në qytetin e Sudzha.

Disa dëgjohen duke sharë në rusisht dhe duke u ankuar për komandantët që i kanë dërguar në mision, transmeton Telegrafi.


Njëri nga ushtarët dëgjohet duke thënë: “ku dreqin, ku jemi ne, djema”. Një tjetër thotë: “Ku shkon tubi? Për Sudzha, kjo është çmenduri”.

Më vonë në video dëgjohet një ushtar duke thënë: “Do të arrijmë atje sigurisht, por të indinjuar, sepse jemi të sëmurë nga komanda e dreqit”. Ai më vonë shton: “Ata na morën edhe pushkët”.

Dy nga ushtarët shihen duke pirë cigare ndërsa një imazh i veçantë i shpërndarë në Telegram tregon një operativ me një maskë gazi.

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk
Lexo po ashtu Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Ushtarët e forcave speciale ecën rreth 15 kilometra përmes tubacionit të cilin Moska e kishte përdorur deri vonë për të dërguar gaz në Evropë, sipas postimeve në Telegram nga blogeri pro-Kremlin me origjinë ukrainase, Yuri Podolyaka.

Në pamjet, ushtarët sugjerojnë se misioni kërkon që ata të ecin shtatë milje nëpër tub.

Podolyaka thotë se disa prej tyre kaluan disa ditë në tubacion përpara se të godasin njësitë ukrainase nga pjesa e pasme pranë Sudzha.

Operacioni ishte pjesë e përpjekjeve të Rusisë për të rimarrë zonat e Kurskut, të cilat u kapën nga mijëra ushtarë ukrainas në një ofensivë shokuese në gusht të vitit të kaluar.

Një tjetër bloger pro-rus i cili përdor pseudonimin Two Majors, tha se një betejë e madhe është duke u zhvilluar në Sudzha pasi forcat speciale të Moskës depërtuan nëpër tub.

Ndërkohë, shtabi i përgjithshëm i Ukrainës konfirmoi të shtunën se ushtarët rusë kishin përdorur tubacionin në një përpjekje për të fituar një bazë, por forcat ukrainase i zbuluan menjëherë dhe ata u përgjigjën me sulme me raketa, artileri dhe dron që shkatërruan njësitë e Moskës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Evropa
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Azia
Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Evropa
Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Evropa
Kalo në kategori