Gjatë prezantimit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se PD do të paraqes “një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”, teksa shigjetoi kryeministrin Rama.
Në fjalën e tij kryedemokrati akuzoi Ramën se nuk ka asnjë arritje në 12 vite qeverisje.
“Ne paraqesim një projekt, në pamje të parë, i largët pak, Shqipëria Madhështore. Por ne paraqesim një projekt që është absolutisht ëndrra më e bukur, e ditës dhe jo e natës, e çdo shqiptari, e çdo atdhetari, e çdo njeriu punëtor, e çdo njeriu të lirë, e çdo njeriu me dinjitet. Çfarë paraqet pala tjetër? Paraqet hardhucë, zhapikë, bretkosa, zhaba dhe tani së fundmi i ka ngelur në gojë Kujtimi, jepja ato mustaqe se çmendet pas tyre. Kujtim, se unë e ti e njohim atë nga ana psikologjike, ia di ti arsyen pse e ka atë ai. Por kjo nuk është punë e kësaj mbledhje. Pra, një njeri që ka qeverisur 12 vite dhe nuk u thotë dot shqiptarëve, nuk u tregon dot shqiptarëve një arritje? A mundet kështu? Nuk u tregon dot sepse ato arritje që numërohen me gishtat e dorës, janë të nxira nga vjedhjet e tmerrshme”.
Nga rroga, pensionet dritat dhe uji, sipas Berishës, Rama i ka mashtruar shqiptarët, ndërsa e akuzon kreun e qeverisë edhe për shpopullimin e të rinjve.
“Nuk përmend dot suksese sepse ka mashtruar për çdo gjë shqiptarët. Se u thoshte ujë 24 orë, dhe tani ujë më keq se kurrë. Se u thoshte pensionet, rrogat, dhe tani në qoftë se rritet pensioni minimal aq, Shqipëria bie në katastrofë. Nuk përmend TVSH-në e ushqimeve që do ulte, paçka se çmimet kanë shkuar në stratosferë. Nuk përmend dot asgjë, asnjë premtim, sepse të gjitha janë mashtrime. Por mbi të gjitha, forcat tona politike janë forca të interesit kombëtar. Ne së bashku përfaqësojmë interesin kombëtar të shqiptarëve. Çfarë përfaqëson ai? Ai përfaqëson një nga armiqtë më të egër të kombit në të gjitha kohërat. Ai përfaqëson njeriun që në 12 vite qeverisje, përzuri nga Shqipëria 45 përqind të shqiptarëve. Ndaj dhe u etiketua si Pashiqi i Tiranës”.
Berisha nuk harroi ta etiketojë kryeministrin edhe si argat të presidentit serb dhe bëri thirrje për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku antikombëtar.
“Ai përfaqëson njeriun e parë në Europë që i vuri sanksione shtetit të pavarur të Kosovës për llogari të Beogradit. Miq, kush ka lexuar histori, do gjejë se Enver Hoxha i shkruante Stalinit: Shoku Stalin, Kosovën e lamë me Jugosllavinë se më e sigurt me Jugosllavinë. Mendja na thotë se vepruam drejt. Edi Rama, Kosovën e la me Vuçiçin. Edi Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit. Dy ditë më parë, Departamenti i Shtetit, sekretari Marco Rubio dënoi Dodikun. Edi Rama hesht si fija e barit për aktet e tij destabilizuese. Pra kemi të bëjmë në këtë aspekt, shpëtimin e Shqipërisë nga një rrezik madhor antikombëtar që rrallë e ka pasur në histori, siç është Edi Rama”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Shqiptarët në Bursa të Turqisë organizojnë iftar masiv

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa