LAJMI I FUNDIT:

VLEN: Ideologjia e vetme e BDI-së është interesi personal

VLEN: Ideologjia e vetme e BDI-së është interesi personal

Koalicioni VLEN Në një kumtesë për media thotë se “është e qartë se paralajmërimet për bojkotimin e zgjedhjeve lokale po i rrezikojnë skemat e Blerim Bexhetit me Danella Arsovskën”.

“Nuk është rastësi që ish-nënkryetari i Shkupit në foltoren e Këshillit deklaroi se Danela Arsovska po i shfrytëzon përvojat nga Saraji për qytetin. Gjashtë muaj para nisjes së fushatës, Bexhetit nuk i konvenon tema humbëse e bojkotit, sepse nuk mund t’i realizojë deri në fund kombinimet për përfitime personale”.

“Thjesht, askush nuk dëshiron të jetë në shoqërinë e humbësve. Prandaj, Blerim Bexheti po e modifikon tezën, sikur gjoja BDI qenka e gatshme për zgjedhje, por ato nuk do të mbahen nëse preket gjuha shqipe”.


“Koalicioni VLEN i dërgon një mesazh të qartë kësaj klike të humbur të BDI-së: Së pari, askush nuk po e prek gjuhën shqipe. Ajo që po ndodh dhe do të ndodhë është ndëshkimi i krimeve të ish-funksionarëve tuaj. Së dyti, skenari i krizës politike që po përgatisni me politikanë të futur në listën e zezë nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, përveç frikës suaj të sëmurë nga humbja në zgjedhjet lokale. Së treti, populli shqiptar nuk është naiv që të lejojë disa hajdutë ordinerë të BDI-së ta manipulojnë me sajesa për gjoja “deshqiptarizim”. Prandaj, ju pret një ndëshkim i ashpër që do t’ju çojë në koshin e historisë politike”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Siguri
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Siguri
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Lajme
Kalo në kategori