LAJMI I FUNDIT:

A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për shmangie nga vendimi për rivotimin e votave me postë.

Në këtë kontekst, partia ka dorëzuar një ankesë për anulimin e këtyre votave dhe kërkesën për rivotim përmes postës.

“Vëzhguesit tanë kanë mbledhur fakte dhe prova për shkelje të shumta, të cilat tregojnë ndërhyrje të organizuar në votimin përmes postës nga LDK. KQZ njoftoi se numërimi përfundoi më 5 mars 2025, në ora 21:00, dhe afati për ankesa ishte 48 orë nga ai moment. Ne e dorëzuam ankesën më 7 mars, në ora 20:20, brenda afatit ligjor”, thuhej në reagimin e Vetëvendosjes.


Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë
Lexo po ashtu Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

E për këtë është përgjigjur sot drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala ka thënë se afati ka nisur më 4 mars në ora 16:00, që i bie se ka përfunduar në orën e njëjtë të 6 marsit.

“Është e vërtetë që unë me datën 5 mars në ora 21:03 e kam dërgu një e mail ku e kam njoftuar gjithë KQZ-në që ka përfunduar i gjithë procesi i numërimit në QKN. Po ashtu ka një njoftim në uebfaqen e KQZ ku thuhet se procesi i numërimit të fletëvotimet nga votimi me postë ka përfunduar më 4 mars në ora 16:00. Dhe me rastin e marrjes së vendimit nga PZAP, PZAP i është referuar këtij njoftimi që është në uebfaqe”, tha ai. /Telegrafi/