LAJMI I FUNDIT:

Si arriti Gjilani që brenda pesë xhirosh të ngjitet në renditje dhe t’i frikësojë rivalët në luftën për garat evropiane

Si arriti Gjilani që brenda pesë xhirosh të ngjitet në renditje dhe t’i frikësojë rivalët në luftën për garat evropiane

Gjilani po zhvillon një stinor pranveror të shkëlqyer deri më tani në Superligën e Kosovës, duke ngjitur shkallët nga lufta për mbijetesë në luftë për një vend në garat evropiane. 

Stinori vjeshtor i Gjilanit ishte me ulje-ngritje, duke e mbyllur në vendin e gjashtë me 21 pikë, tri pikë larg zonës së rënies ku ishte Llapi me 18 pikë. 

Madje gjatë vjeshtës kishte shumë akuza drejt trajnerit Ardian Nuhiu, i cili madje ofroi edhe dorëheqjen, por drejtuesit e klubit bardhëekuq besuan në vizionin e trajnerit shkupjan, duke mos dyshuar në aftësitë e tij.    


Renditja pas stinorit vjeshtor (Foto:FFK)

Tani pranvera ka nisur mirë për Gjilanin, që në pesë ndeshje, ka marr katër fitore dhe një barazim. 

E nisi me një fitore si mysafir me Llapin (0-1), për të pasuar eliminimi i dhimbshëm nga Kupa e Kosovës, në përballje me Vëllaznimin (2-1). 

Kjo bëri që skuadra të koncentrohej në kampionat, ku menjëherë morën një fitore të madhe ndaj kampionit aktual, Ballkanit me rezultat 2-1, madje atë me rikthim në rezultat. 

Ardian Nuhiu (Foto: SC Gjilani)

Si mysafir barazuan me Dukagjinin (0-0), ndërsa në këtë përballje iu mohuan dy penallti.  Rezultatet e mira vazhduan me Suharekën, ku Gjilani fitoi 2-1 duke vazhduar ngjitjen. 

Fitorja e fundit erdhi sot ndaj Feronikeli 74, ku morën tri pikë me rezultat 1-0, ndërsa Kenan Haxhihamza priti një penallti në fund. 

Në këto rezultate, Gjilani mbajti tri herë portën e paprekur, ndërsa kanë shënuar gjashtë herë, për të pësuar vetëm dy herë, ku mbrojtja që sillte probleme më vjeshtë duke se është rregulluar.  

Festa e SC Gjilanit (Foto:SC Gjilani)

Armend Thaqi, Marko Roganovic, Arago Jamal dhe Ylli Ibrahimi, kanë gjetur balancat në defanzivë, duke i dhënë siguri ekipit përpara.

Senad Jarovic mbetet ylli i skuadrës, me tre gola në pranverë dhe në total me 10 sosh. Po ashtu në pranverë golin e kanë gjetur edhe Sabit Bilalli, Edi Basa dhe Albin Prapashtica. 

Renditja pas javës së 23-të (Foto:FFK)

Në mesjavë, Gjilani do të udhëtojë te Malisheva, ku një fitore i barazon me pikë në pozitën e tretë, pozitë që dërgon në garat evropiane. /Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

La Liga

"U përballëm me një skuadër që shfrytëzoi gabimet tona" - Motta analizon humbjen ndaj Atalantas

Serie A
Kalo në kategori