Një bazë sekrete e CIA-s është ekspozuar gabimisht në një listë të ndërtesave qeveritare të vendosura për shitje nga Departamenti i Efiçencës së Qeverisë (Doge) i Elon Musk.
Bëhet e ditur se baza sekrete e CIA-s në Virxhinia ishte në një inventar shitjeje të përpiluar nga Doge.
Sipas ekspertëve të pronave, Departamenti po kërkon të ulë koston e qirave të zyrave që i kushtojnë qeverisë federale 5.23 miliardë dollarë në vit.
“Pse po shpenzohen dollarët e taksapaguesve amerikanë për të mirëmbajtur ndërtesat bosh?”, thotë një postim i vitit 2024 nga llogaria zyrtare e Doge.
Bëhet e ditur se në fillim të këtij muaji, Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme – krahu i pronës së qeverisë federale – nxori një listë me 443 ndërtesa të cilat i konsideronte si të tepërta.
Një nga qiratë e anuluara nga Doge është një ndërtesë në Chicago që strehon të dhënat presidenciale të Barack Obamas, shkruan the Telegraph.
Raportohet se Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve e ka dhënë me qira ndërtesën për 1.4 milionë dollarë në vit që nga viti 2016.
Ndërtesa mban më shumë se 35,000 artikuj të mbledhur nga familja Obama gjatë tetë viteve në detyrë.
Ndryshe, ndjeshmëria e ndërtesës së dukshme sekrete të CIA-s në Virxhinia është një çështje debati, duke qenë se ekzistenca e saj ishte e njohur për vendasit.
Revista Wired e përshkroi atë si “sekretin më të keq të mbajtur në zonë”.
Megjithatë, nuk kishte asgjë në ndërtesë për të zbuluar se ajo ishte përdorur nga CIA, duke sugjeruar, të paktën, se agjencia nuk dëshironte të tërhiqte vëmendjen për ekzistencën e saj ose të vinte në rrezik stafin që punonte atje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa