LAJMI I FUNDIT:

Rama hap zarfet e kandidatëve për deputetë, sa nga grupi parlamentar rrezikojnë ‘eliminimin’

Rama hap zarfet e kandidatëve për deputetë, sa nga grupi parlamentar rrezikojnë ‘eliminimin’

Njësoj si Ledion Liço i cili hap zarfet në Big Brother, drejtuesit politik të PS përpara Edi Ramës dhe Taulant Ballës drejtues politik për diasporën, hapën zarfet me propozimet e kandidatëve për deputet.

Pak përpara orës 9:30 trajneri fitues i tre mandateve qeverisëse Edi Rama, mbërriti në vilën qeveritare 30 në ish bllok për ti dhënë formë skuadrës garuese të PS, në parlamentaret e 11 Majit.

Serinë e takimeve e nisi me Blendi Klosin drejtues politik qarku Dibër dhe Emiriana Sakon të parën e PS për Durrësin.


Ky proces po mbahet hermetik brenda mureve të kësaj vile duke ia shtuar edhe më shumë ethet deputetëve aktual në pritje të rikandidimit, e më së shumti atyre të cilët për herë të parë aspirojnë për një vend në listë.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu thotë se prej kohësh brenda PS diskutohet për një reformim të thellë nga Rama të grupit aktual parlamentar socialist ku me gjasë më shumë se 60% e tyre nuk do të jenë më.

Kjo do të thotë se nuk do të mungojë surprizat për të cilat shquhet dhe i kontrollon me fanatizëm vetëm Edi Rama.

Një gjë është e sigurt dhe e konfirmuar një ditë më parë nga Edi Rama.

“Në listat e mbyllura do kemi djem, vajza dhe gra që janë forca e të resë, forca e gruas dhe forca e një Shqipërie që shikon përtej 2030. Në gjithë pjesën tjetër të skuadrës do të përfshijmë të gjitha energjitë, eksperiencat dhe burrat luftëtarë do të jenë aty për të shkuar dhe fituar në territor vota për PS-në”.

Ndërkohë lista finale e kandidatëve të PS që do ti shkojë KQZ-së do të jenë produktin i një përzierje të shumë faktorëve dhe proceseve të nisura brenda PS.

Një pjesë e kandidatëve do të vinë nga grupi aktual i PS. Me shumë interes pritet të zbulohet se sa prej 300 aplikantëve që kaluan fazën e parë në platformën Deputeti që Duam do të mbërrijnë foto-finishin e hyrë në listë.

Një komponent i rëndësishëm në listë do të jenë edhe ata kandidatë të cilët do të përzgjidhen nga diaspora të cilës PS gjatë katër muajve të fundit i ka kushtuar një vëmendje maksimale.

Gjithçka do të finalizohet me 12 Mars nga ku miratimin e propozimeve do ta vulosë kryesia.

Për mos te rrjedhur asnjë informacion, me gjasë do të jenë një mbledhje kryesie pa telefona njësoj si ajo e 3 Qershorit 2022 kur u diskutuan kandidatët për president./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori