LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Ukraina është plotësisht e përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv me SHBA-në

Zelensky: Ukraina është plotësisht e përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv me SHBA-në

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina është “plotësisht e përkushtuar” për të pasur një dialog konstruktiv me përfaqësuesit e SHBA-së në Arabinë Saudite javën e ardhshme mbi mënyrat për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Bëhet e ditur se që nga marrja e detyrës në janar, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndërprerë ndihmën ushtarake për Ukrainën, si dhe shkëmbimin e inteligjencës me Kievin.

Ai ka akuzuar Zelenskyn se nuk është serioz për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, e cila nisi agresionin në Ukrainë tre vjet më parë dhe ka kapur rreth 20% të territorit të saj.


“Ukraina ka kërkuar paqen që në sekondën e parë të kësaj lufte. Propozimet realiste janë në tryezë. Çelësi është të lëvizim shpejt dhe me efektivitet”, tha Zelensky.

Lideri ukrainas njoftoi se do të vizitojë Arabinë Saudite javën e ardhshme dhe se pas takimit me Princin e Kurorës Mohammed Bin Salman, përfaqësuesit diplomatikë dhe ushtarakë ukrainas do të qëndrojnë për një takim me ekipin amerikan, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

“Nga ana jonë, ne jemi plotësisht të përkushtuar për dialog konstruktiv dhe shpresojmë të diskutojmë dhe të biem dakord për vendimet dhe hapat e nevojshëm”, tha ai.

Raportohet se delegacioni ukrainas do të përfshijë ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha, shefin e shtabit të Zelenskyt Andriy Yermak dhe ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov.

I dërguari special i Trumpit, Steve Witkoff ka thënë gjithashtu se ai ishte në diskutime me Ukrainën për një marrëveshje kornizë për t’i dhënë fund luftës trevjeçare me Rusinë dhe një takim ishte planifikuar javën e ardhshme me ukrainasit në Arabinë Saudite.

Ndryshe, në shkurt, Riadi priti një takim midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë për të diskutuar mënyrat për të ndalur konfliktin më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ukraina nuk u përfshi në ato bisedime, duke ngritur shqetësimin në Kiev dhe midis aleatëve të saj evropianë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Botë
Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Evropa
Merz i Gjermanisë:

Merz i Gjermanisë: "Mburoja" bërthamore evropiane duhet të bëhet më e fortë

Evropa
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Migracioni, financat, çështjet e punës dhe ato sociale – për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD në Gjermani?

Migracioni, financat, çështjet e punës dhe ato sociale – për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD në Gjermani?

Evropa
Kalo në kategori