LAJMI I FUNDIT:

Ruzhin: Nuk ka mundësi të anulohet marrëveshja me Bullgarinë

Ruzhin: Nuk ka mundësi të anulohet marrëveshja me Bullgarinë

Nano Ruzhin, ish-ambasador i NATO-s, thotë se është e dëshirueshme që bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë.

Ruzhin për “Tv21″ thotë se nuk ka mundësi të anulohet marrëveshja me Bullgarinë.

“Nuk ka se si të anulohet një marrëveshje e tillë shumëpalëshe, ka të bëjë thjesht me imazhin e tyre, përndryshe ata ndoshta do të dëshironin. Do të ishte e dëshirueshme që të përfshiheshin jo vetëm bullgarët, por të gjithë”, thotë Ruzhin, duke shtuar se edhe nëse Bullgaria do të thoshte se pranonte, do të ishte ende e vështirë që kjo të ndodhte.


Ai theksoi se marrëdhëniet në Ballkanin Perëndimor nuk janë më të mirat.

Ruzhin thotë Beogradi dhe Prishtina nuk komunikojnë, ndërsa Shqipëria është ftohur nga “Ballkani i Hapur”.

“Ka një përçarje mes liderëve, nuk ka kush të iniciojë, ja një ide, nga ana jonë mund të burojë, një takim i disa ekipeve rreth të cilit do të diskutohej pozicioni gjeopolitik, gjeostrategjik dhe gjeoekonomik i Ballkanit Perëndimor”, thotë Ruzhin./Telegrafi/