LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 2° cloudy

Shënohet 12- vjetori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë

Shënohet 12- vjetori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë

Sot është shënuar 12-vjetori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, përmes një manifestimi në Sallën e Rektoratit.

Përveç drejtuesve, mësimdhënësve, studentëve dhe zyrtarëve të administratës së UIBM, në këtë organizim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Komunës së Mitrovicës, drejtorë dhe nxënës të shkollave të mesme, shkruan Telegrafi.

Fillimisht të pranishmëve ju drejtua rektorja, prof.dr. Nurten Deva, e cila shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e saj për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të suksesshëm të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.


“Brenda 12 viteve kemi përjetuar një ndryshim të madh. Jetën e këtij institucioni e kemi nisur në hapësirat e improvizuara të “Trepçës”, pa kushte, me pak staf, por me pasion dhe vullnet të madh. Dhe pas 12 vjetësh duket një histori e tërë”, ka thënë Deva.

Ajo ka prezantuar para të pranishmëve edhe statistika lidhur me numrin e diplomimit të studentëve gjatë këtyre 12 viteve.

“Prej themelimit e deri me tani në të dy nivelet, pra baçelor dhe master, kanë diplomuar gjithsej 2414 studentë. Në nivelin baçelor kanë diplomuar gjithsej 2029 studentë, prej tyre 1364 femra dhe 665 meshkuj, ndërsa në nivelin master kanë diplomuar gjithsej 385 studentë, prej tyre 207 femra dhe 178 meshkuj”, është shprehur rektorja.

Një fjalë rasti e ka mbajtur  edhe drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu.

Ajo uroi drejtuesit dhe studentët e UIBM për këtë përvjetor, duke inkurajuar ata për të vazhduar me vendosmëri zhvillimin e këtij institucioni të arsimit të lartë në qytetin e minatorëve.

“Për ta bërë një rikapitullim të 12 viteve të këtij institucioni, në pjesën e dytë të programit, u paraqitën para të pranishmëve studentë dhe ish-studentë, të cilët janë dalluar me sukseset dhe arritjet e tyre, duke u bërë ambasadorë të UIBM”, ka theksuar Kadriu.

Para të pranishmëve dolën Melisa Bruqi, ish-studente e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, Rozafa Hajrizi, studente e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike, Sevdije Zeqiri, ish-studente e Fakultetit Ekonomik, Diellza Preteni, ish-studente e Fakultetit të Edukimit, ndërsa Albulena Uka, ish-studente e Fakultetit Juridik, tani profesoreshë në Nju Jork, u paraqit nëpërmjet një video-xhirim.

Programi u pasurua edhe me dy instrumentale muzikore me violinë nga studentja e Fakultetit të Edukimit, Laureta Dobërdoli. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren

Magazina

"Gjithçka ka përfunduar", trupat ukrainase flasin për tërheqjen nga Kursku

Evropa
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Zelensky: Droni ynë e kaloi testin, fluturoi 3000 kilometra

Zelensky: Droni ynë e kaloi testin, fluturoi 3000 kilometra

Evropa
Trump thotë se të gjitha dosjet e vrasjes së John Kennedy me mbi 80,000 faqe do të publikohen nesër

Trump thotë se të gjitha dosjet e vrasjes së John Kennedy me mbi 80,000 faqe do të publikohen nesër

Amerika
Kalo në kategori