AMC dhuron 10 pompa insulinike për fëmijët e prekur nga diabeti i Tipit 1 në Klinikën e Pediatrisë

Aksioni për Nënat dhe Fëmijët (AMC) ka dhuruar një donacion për fëmijët e prekur nga diabeti i tipit 1 në Klinikën e Pediatrisë dhe Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ky donacion përfshin dhjetë pompa insulinike që do të ndihmojnë fëmijët për të menaxhuar dhe përmirësuar cilësinë e jetës së tyre.
Drejtoresha ekzekutive në Aksionin për Nënat dhe Fëmijët, Rina Demiri-Spahija tha se është një donacion mjaft i rëndësishëm për shkak se është një nismë e re.

“Për këtë arsye është një donacion, i cili për herë të parë po bëhet në mënyrë institucionale në Kosovë. Pompat e insulinës dorëzohen në repartin e Endokrinës, brenda Klinikës së Pediatrisë dhe prej atje shpërndahen tek fëmijët të cilët kanë më së shumti nevojë”, u shpreh Demiri-Spahija.
Ajo potencoi se ky donacion ka për qëllim të krijojë një precedent për trajtime më të avancuara dhe për të inkurajuar përfshirjen e pompave të insulinës në listën esenciale të pajisjeve mjekësore në Kosovë.
“Ne i kemi sjellë dhjetë pompa të insulinës me materialet e tyre shpenzuese për një vit të tërë. Secila punë e ka materialin shpenzues për një vit dhe një fëmijë do të mbulohet gjatë një viti në këtë pjesë kaq delikate të trajtimit të diagnozës së tyre, por përgjatë një viti në bashkëpunim me institucionet publike shëndetësore, ne do të avokojmë që këto pajisje të futen në listën esenciale të pajisjeve mjekësore”, tha Demiri-Spahija.
Violeta Graiçevci, drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë, theksoi se këto pompa insulinike janë një ndihmë e madhe për fëmijët e prekur nga diabeti i tipit 1, duke mundësuar një menaxhim më të mirë të sëmundjes dhe një jetë më të shëndetshme.

“Është një nder dhe kënaqësi që ky eveniment, i cili ka ndodhur në Klinikën e Pediatrisë është falë donatorëve të cilët kanë siguruar pompa insulinike e në mënyrë që fëmijët e prekur ose personat e prekur me diabet tip 1 ta kenë një jetë sa më të shëndetshme, një jetë sa më të lehtë, në mënyrë që sidomos fëmijët të cilët ne i trajtojmë në Klinikën e Pediatrisë të kenë një kualitet të jetës sa më të mirë dhe një menaxhim sa më të lehtë të diabetit…”, ka thënë Graiçevci.
Edhe drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, Merita Emini-Sadiku tha se dhe pse donacioni është simbolik, ai shërben si një mesazh për të inkurajuar trajtime moderne dhe më efikase për këtë kategori pacientësh.

“Kanë qenë pacientë të pediatrisë, të cilët sot trajtohen në klinikën tonë, mirëpo shumica prej tyre nuk e kanë edhe ashtu gjendjen e mirë, disa prej tyre janë edhe në dializë, disa të tjerë kanë dëmtime në sy e komplikime të tjera, disa vijnë shpesh edhe me ketoacidoza. Mendoj që këto pompa, pavarësisht që janë në mënyrë simbolike vetëm dy, do të jenë një mesazh shumë i rëndësishëm për pacientët tjerë dhe për institucionet që të fillojnë me këtë trajtim kaq modern…”, ka thënë ajo.
Vajza 13 vjeçare, Jara Hasolli e cila është e diagnostikuar me diabet tha se kjo pompë do t’i ndihmojë në menaxhimin e diabetit, duke përmirësuar gjendjen e saj shëndetësore.

“Dua të falënderoj shumë AMC-në që e ka mundësu pompën insulinike sepse merrem dhe me sport e më ndihmon shumë. Më ndihmon me matjen e diabetit, e mban sheqerin më mirë. Edhe me insulinë normale që e marrim sikur me gjilpëra, por pompa është një ndihmë shumë e madhe”, tha ajo.
Kjo iniciativë është rezultat i fushatës sensibilizuese “Diabeti nuk ndalon ëndrrat”, e realizuar në partneritet me Korporatën Rugove si donatorin kryesor dhe me mbështetjen e Burbuqe Pacarada, e cila përmes iniciativës së saj unike të skydiving “Deri në Qiell për Nëna dhe Fëmijë” siguroi fonde për këtë kauzë. Një kontribut të rëndësishëm dhanë gjithashtu sponsorët e edicionit të 8-të të ngjarjes filantropike “Let’s Dance”. /Telegrafi/


Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi