LAJMI I FUNDIT:

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Tarifat e vendosura nga SHBA-ja mbi importet e karburanteve nga Kanada dhe Meksika mund të kenë ndikime të ndryshme në rajone të ndryshme të vendit.

Sipas ekspertëve, verilindja e SHBA-ja mund të përballet e para me rritjen e çmimeve, ndërsa edhe Bregu Perëndimor është në rrezik për rritje çmimesh. Megjithatë, këto rritje të mundshme nuk do të ndihen menjëherë.

Tarifat e vendosura të martën janë 25 për qind për shumicën e importeve, por vetëm 10 për qind për produktet energjetike, shkruan cnn.


Edhe pse prodhimi i brendshëm i naftës në SHBA arriti një rekord botëror prej 4.7 miliardë fuçish në vitin 2024, Kanada mbetet një burim kryesor nafte për tregun amerikan, duke eksportuar 1.5 miliard fuçi naftë bruto vitin e kaluar. Meksika, e cila gjithashtu do të përballet me tarifën 25 për qind mbi eksportet energjetike në SHBA, është burimi i dytë më i madh i naftës për Amerikën, duke dërguar 166 milionë fuçi në veri të kufirit – rreth dy të tretat më shumë se sasia e importuar nga Arabia Saudite.

Tërhiqet Trump: Pezullon tarifat për automjetet e ardhura nga Kanada dhe Meksika
Lexo po ashtu Tërhiqet Trump: Pezullon tarifat për automjetet e ardhura nga Kanada dhe Meksika

Ndikimi në çmime do të ndryshojë sipas rajoneve, pasi tregu i karburanteve në SHBA nuk është unik. Rajone të ndryshme furnizohen me naftë, benzinë dhe naftë dizel nga burime dhe metoda të ndryshme transporti.

Për shembull, një pjesë e madhe e furnizimit me benzinë në verilindje vjen nga rafineria më e madhe e Kanadasë, që ndodhet në Saint John, New Brunswick, e operuar nga Irving Oil. Kjo kompani u ka bërë të ditur klientëve se nuk do të mbulojë kostot shtesë nga tarifat, çka mund të çojë në rritje prej 20 deri në 25 cent për gallon.

Megjithatë, një pjesë e madhe e produkteve energjetike kanadeze lëvizin përmes tubacioneve nga fushat e naftës në rafineritë amerikane të rajoneve të mesperëndimit dhe Maleve Shkëmbore. Për shkak të mungesës së blerësve alternativë për këtë naftë bruto, prodhuesit kanadezë mund ta kenë shumë më të vështirë ta ridrejtojnë tregtinë e tyre. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Dhoma e Tregtisë: Kamatat e larta të kredive po dëmtojnë bizneset në Kosovë

Dhoma e Tregtisë: Kamatat e larta të kredive po dëmtojnë bizneset në Kosovë

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Kalo në kategori