LAJMI I FUNDIT:

Banorët të mërzitur, qajnë për “largimin” e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Banorët të mërzitur, qajnë për “largimin” e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Një atmosferë e tensionuar dhe e ngarkuar ka mbushur ambientet e “Big Brother VIP Albania” pasi banorët kanë filluar të besojnë se Gjesti, reperi i njohur nga Peja, ka lënë përfundimisht shtëpinë.

Pasi u përshëndet me të gjithë banorët dhe, veçanërisht, me Eglin dhe Rozanën, me të cilët kishte krijuar lidhje të aferta gjatë qëndrimit, ata kanë kaluar momente të vështira, duke menduar se ai është larguar nga gara.

Ndërkohë, Rozana dhe Egli, të cilët ishin më të ndjeshëm ndaj largimit të Gjestit, janë parë të merzitur dhe të shqetësuar. Ata nuk kanë mundur të mbajnë lotët, duke shpërthyer në qarje, ndërsa kujtimet e lidhjeve të aferta që kishin krijuar me të janë bërë ende më të dhimbshme pas largimit të tij.


Në shtëpinë e famshme, ku emocionet janë të pranishme në çdo moment, ky largim ka lënë një boshllëk të madh, veçanërisht për dyshen që kishin krijuar një lidhje të fortë me reperin.

Ndërsa banorët ende mendojnë se Gjesti është larguar dhe ka hequr dorë nga gara, një plan i papritur ka marrë formë.

Reperi që kishte bërë gjithçka të dukej sikur po largohej, ka hyrë fshehurazi në lavanderi dhe është futur në një nga dollapët, duke e lënë gjithë situatën të duket si një shaka. Ashtu si një mjeshtër i lojës, Gjesti ka krijuar një imazh të rremë, duke i bërë të gjithë banorët të besojnë se ai tashmë ka lënë shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Ky veprim ka shtuar edhe më shumë tensionin dhe dyshimet brenda shtëpisë. Banorët, të tronditur dhe të mërzitur nga “largimi” i Gjestit, vazhdojnë të mendojnë se ai ka marrë një vendim të papritur dhe dramatik, ndërkohë që ai qëndron i fshehur, duke pritur që të gjitha emocionet dhe reagimet e tyre të zhvillohen. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Thirre o Xhenki", Jozi i bëri thirrje Gertës që të provokojë Gjestin pas kurthit që u bëri ky i fundit mbrëmë

Magazina
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Magazina

"'Nji veturë modeste", Rina Balaj blen makinë të brendit luksoz "Porsche"

Magazina
Shkurte Gashi feston sot ditëlindjen, mori urimin e ëmbël nga bashkëshorti i saj

Shkurte Gashi feston sot ditëlindjen, mori urimin e ëmbël nga bashkëshorti i saj

Magazina
“Po ja ‘ban’ gajlen Eglit a?”, pyeti Gjesti, Laertin - por ky i fundit nuk e kupton se çfarë po i thotë

“Po ja ‘ban’ gajlen Eglit a?”, pyeti Gjesti, Laertin - por ky i fundit nuk e kupton se çfarë po i thotë

Magazina
Kalo në kategori