Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku D.Sh. po akuzohet se në bashkëkryerje me babanë e saj tashmë të ndjerë B.Sh., ka kryer veprën penale “Shpëlarje parash”, eksperti financiar Dibran Jashari tha se për 7 vjet paratë cash u deponuan në llogarinë e të akuzuarës D.Sh.
Eksperti Jashari tha se shuma prej 27 mijë e 199 euro janë mjete të cilat i ka deponuar tani i ndjeri B.Sh., në llogarinë e të akuzuarës D.Sh., për 7 vjet dhe se të gjitha këto janë marrë nga raportet bankare të bankës “Raiffeisen”.
Ai tha se këto para janë deponuar tek e akuzuara përmes deponimit cash dhe se nuk ka pasur transfer bankar.
Jashari tha se nuk është kompetencë e ekspertëve financiarë që të bëjnë cilësime juridike, por vetëm të shprehin mendime profesionale dhe se nuk supozojnë por vetëm u besojnë dëshmive faktike.
Eksperti shtoi se nga ekspertiza e tij ka rezultuar se tanimë i ndjeri B.Sh., gjatë kohës sa ka qenë kontabilist në Radio Kosovë ka hapur një kompani të pastrimit me emrin “Pastrimi”.
Sipas tij, duke i vënë në lajthitje menaxhmentin e Radio Kosovës, B.Sh., këto mjete i ka paguar në kompaninë e vet, ku qarkullimi i përgjithshëm ka qenë 331 mijë e 350 euro për 5 vite, dhe një pjesë të këtyre mjeteve i ka deponuar në llogari të të akuzuarës D.Sh.
Eksperti tha se në këtë ekspertizë janë të analizuara vetëm mjetet të deponuara cash e jo edhe pagat, meditjet apo sigurimi shëndetësor.
Po ashtu, ai tha se kur mungon arsyetimi i depozitit në transaksion bankar apo kur mbetet i paqartë destinimi i tërheqjes së mjeteve dhe kur është i dyshimtë destinimi i tyre, është indikator për shpëlarje parash, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Eksperti deklaroi se nuk ka pasur transaksion mbi 10 mijë euro.
Gjithashtu, në këtë seancë e akuzuara D.Sh dha mbrojtjen, ku tha se i ka pranuar 20 mijë euro nga babai i saj tani i ndjeri B.Sh. për blerjen e një shtëpie dhe se e ka pasur për qëllim që ta kthejë babanë në shtëpi pasi nga viti 2009 nuk kishte jetuar me familjen për arsye personale.
E akuzuara tha se ka qenë në dijeni se babai i saj ka punuar si kontabilist në Radio Kosovë dhe ka mbajtur kontabilitet për disa OJQ, por nuk ka qenë në dijeni për kompaninë “Pastrimi”.
Për këtë rast, ajo tha se së pari ka dëgjuar në Prokurori pasi që babai i saj B.Sh., tanimë i ndjerë ishte arratisur.
Sipas aktakuzës, D.Sh ka qenë në dijeni se paratë të fiturara nga babai i saj kanë pasur prejardhje nga aktiviteti kriminal, dhe edhe pse ka pasur dijeni ose është dashur të ketë dijeni se këto para kanë ardhur nga aktiviteti kriminal i B.SH, ka pranuar shumën prej 27 mijë e 199 euro në kontratën e RPKO shumë të cilën ka përdorur për blerjen e shtëpisë ne lagjen “Kalabria”, ku me këtë e ndihmon babain e saj B.Sh në kryerjen e veprës penale në bashkryerje “Shpëlarje e parasë” në vlerë prej 27 mijë e 199 euro.
Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Shpërlarje e parave” nga neni 308 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 32 paragrafi 2 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financim të Terrorizmit lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 30 prill 2014, kishte marrë aktgjykim me anë të së cilit i akuzuari B.Sh ishte gjetur fajtor dhe ishte dënuar me tre vjet e dy muaj burgim, ku përpos dënimit me burgim, ndaj B.Sh gjykata kishte shqiptuar edhe dënim plotësues, dhe atë, konfiskimin e pasurisë.
Gjykata, të akuzuarit B.Sh ia kishte konfiskuar shtëpinë e tij në lagjen “Emshir”, në sipërfaqe prej 298 m2, garazhin me sipërfaqe prej 30 m2 dhe një veturë të tipit “Land Rover”.
Ndaj këtij vendimi, kishte bërë ankesë mbrojtësja e Sh, avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi duke pretenduar se shkalla e parë ka bërë shkelje të dispozitave të procedurës penale, për vendimin mbi dënimin dhe për vendimin për konfiskimin.
Me vendimin e 6 tetorit 2015, Apeli, ankesën e avokates lidhur me vendimin mbi dënimin e kishte refuzuar si të pabazuar, ndërsa e kishte aprovuar ankesën vetëm sa i përket vendimit mbi dënimin plotësues, përkatësisht vendimin për konfiskimin e pasurisë. Shkalla e dytë ka theksuar se instanca e parë në vendimin për konfiskimin e pasurive përkatëse nuk e ka arsyetuar në mënyrë të saktë vendimin për konfiskimin e secilës pasuri.
B.Sh akuzohej se në vitet 2007 – 2012, si person zyrtar, derisa ishte duke punuar në Radio Kosovë, në pozitën shef i kontabilitetit, me qëllim që vetes t’i sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm, ka përvetësuar shumën prej 331,350.87 euro.
Sipas aktakuzës, B.Sh, mjetet të cilat i ishin besuar atij si shef i kontabilitetit në Radio Kosovë, nga llogaria bankare e Radio Televizionit të Kosovës, i ka bartur në llogarinë e firmës së tij, NSH “Pastrimi”.
Me këtë rast, sipas aktakuzës, dëmi që i është shkaktuar Radio Kosovës arrin shumën prej 331,350.87 euro.
Tutje, në dispozitivin e dytë të aktakuzës thuhej se B.Sh, si shef i kontabilitetit në Radio Kosovë, me qëllim që vetes t’i sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm, me mjetet e Radio Kosovës kishte blerë 12 radiatorë për ngrohje qendrore, në vlerë të përgjithshme prej 1.061,50 euro.
Këta radiatorë, sipas Prokurorisë, i pandehuri Sh., i ka përvetësuar për vete duke i dërguar në shtëpinë e tij, me çka të dëmtuarës Radio Kosova, i ka shkaktuar dëm material.
Më këto veprime të tij, Sipas prokurorisë, i akuzuari B.SH kishte kryer veprën penale “Përvetësim në detyrë”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Siguria në Kosovë – ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

LSDM: Nuk mund të ketë para për luksin e qeverisë, e të mos ketë për pagë minimale për punëtorët

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi