LAJMI I FUNDIT:

Marco Asensio po shkëlqen në Ligën e Kampionëve, ‘prek’ çerekfinale me Aston Villan dhe ëndërron për më shumë 

Marco Asensio po shkëlqen në Ligën e Kampionëve, ‘prek’ çerekfinale me Aston Villan dhe ëndërron për më shumë 

Marco Asensio po jep paraqitje të jashtëzakonshme me Aston Villan, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.  

Qoftë si titullar apo si zëvendësues, ish-lojtari i Real Madrid dhe PSG vazhdon të impresionojë me klubin anglez. 

Në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Club Brugge, Asensio u shfaq si hero. Ai hyri në fushë në minutën e 64-të kur rezultati ishte 1-1 dhe shënoi një go në fitore 3-1 të Aston Villan.  


Ky gol vazhdon serinë e tij të suksesshme: 5 gola në 7 ndeshje që nga mbërritja e tij në “Villa Park”. 

“Jam shumë i lumtur këtu. Stafi dhe shokët e mi më japin besim, dhe unë po përpiqem të jap gjithçka për skuadrën. Gjërat po shkojnë mirë, por dua të jap edhe më shumë”, deklaroi Asensio. 

Një specialist i rolit të zëvendësuesit 

Asensio është bërë i njohur si një “ndryshues i lojës” në Ligën e Kampionëve. Ai mbron titullin e lojtarit që ka hyrë nga stoli më së shumti herë në historinë e këtij turneu (50 herë).  

Nga 13 golat e tij në Ligën e Kampionëve, 10 janë shënuar si zëvendësues, duke e bërë atë një nga specialistët më të mëdhenj në këtë rol. 

John McGinn, shoku i tij në skuadër, vlerëson kontributin e Asensio: “Ai dhe Rashford kanë reputacion të madh. Ata janë të uritur për sukses dhe punojnë shumë. Jam i kënaqur që janë këtu”. 

Dashuria e tifozëve 

Asensio tashmë ka fituar zemrat e tifozëve të Aston Villas. Ata kanë krijuar edhe një këngë për të: “Ai shkoi në Madrid dhe fitoi ligën; ai shkoi në Paris dhe bëri të njëjtën gjë. Këpucët e tij janë magjike, emri i tij është Marco, Marco Asensio”. 

E ardhmja e pasigurt 

Megjithë suksesin e tij, Aston Villa nuk ka një klauzolë blerjeje për Asension, i cili është në huazim nga PSG.  

Kjo e bën të vështirë qëndrimin e tij të përhershëm në klub, edhe pse lojtari dëshiron të qëndrojë.  

PSG mund ta përdorë atë si pjesë të një marrëveshjeje në verë, duke përfshirë edhe lojtarë të tjerë si Kolo Muani dhe Gonçalo Ramos, për të bërë hapësirë për ardhjen e Alexander Isak./ Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

La Liga
Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

La Liga
Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori