LAJMI I FUNDIT:

Supremja ‘godet’ administratën Trump – urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Supremja ‘godet’ administratën Trump – urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Donald Trump e ka humbur edhe një betejë ligjore në raport me Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Gjykata Supreme, me një rezultat të ngushtë, urdhëroi të mërkurën administratën Trump të zbatojë vendimin e një gjykate federale për zhbllokimin e pagesave për ndihmat e huaja.

Sipas “ABC News”, administrata e presidentit Donald Trump duhet të paguajë rreth dy miliardë dollarë për organizatat jofitimprurëse për punët e kryera deri më tani.


Gjykata vendosi me rezultat 5:4 në favor të zhbllokimit të pagesave për ndihmat ndërkombëtare, shkruan nbcnews.

Më 24 janar, Departamenti i Shtetit të SHBA-së kishte urdhëruar ngrirjen e financimeve të reja për shumicën e programeve të ndihmës ndërkombëtare amerikane, si pjesë e përpjekjeve të presidentit amerikan për t’i përshtatur këto programe me objektivat e tij të politikës së jashtme.

Ndryshe, këto programe zbatohen kryesisht USAID-it, e cila ka investuar mbi 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës që nga viti 1999. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Botë
Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Rumania
Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Evropa
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Botë
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Kalo në kategori