Luftën dhe rezistencën treditore të familjes Jashari, ish-gjenerali Kudusi Lama e konsideron fuqi që solli ndryshim për të ardhmen kombëtare.
Më 5, 6 dhe 7 mars, ai shton se u ndërtua Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në 27-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari, gjenerali i luftës flet për KosovaPress, duke treguar për kontaktet që kishte në atë kohë me strukturat e UÇK-së.
Ndër kontribuuesit më të mëdhenj të çlirimit të vendit, gjeneral Kudusi Lama thotë se në pranverën e vitit 1998 ka qenë komandant i divizionit të këmbësorisë në Kukës.
“Unë në atë periudhë kohore kam qenë në marrëdhënie të drejtpërdrejta me strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jam informuar menjëherë brenda ditës se çfarë po ndodhte dhe për përpjekjet që po bëheshin për të fuqizuar sa është e mundur atë front nga jashtë… Unë nuk mund të pretendoj se kam pasur njohuri për atë çfarë ndodhi në Prekaz.
Unë e mora vesh atë kur atje po zhvillohej luftë, realisht e kam përjetuar me një dhimbje, pavarësisht nga kjo unë e kam përjetuar edhe me një lloj stresi sepse kam menduar që nuk di se si do të veprohej pas këtij momenti. Kam menduar se njerëzit mund të tremben, kam menduar se do të ketë edhe probleme të tjera. Kuptohet unë kam jetuar në një lloj dyzimi në atë periudhë kohore, duke vlerësuar situatën dhe duke bërë përpjekje që sa të jetë e mundur kjo luftë të ndikonte për ta unifikuar luftën, për ta unifikuar popullin, për t’i unifikuar mendimet dhe për ta rritur fuqinë e UÇK-së”, rrëfen Lama për KosovaPress.
Në rezistencën treditore të familjes Jashari, gjeneral Lama thotë se ata u rrethuan nga mijëra forca ushtarake policore serbe.
“Lufta e Jasharëve e vitit 1998, më 5, 6 dhe 7 mars ishte vërtet një Epope, ishte një fuqi që solli një ndryshim të jashtëzakonshëm në shpirtin kombëtar, zemrën kombëtare, jetën kombëtare dhe në të ardhmen kombëtare. Atje në Prekaz në ato ditë u zhvillua një luftë e madhe e cila i dha gjam gjithë botës dhe ngriti peshë gjithë shqiptarët për ta kthyer vështrimin drejt së ardhmes së tyre. Mos harroni, në atë kohë në Prekaz janë ndeshur dy fuqi, fuqia shqiptare me vetëm 60 luftëtarë e cila në përbërje të saj kishte burra, gra, pleq, plaka edhe fëmijë, djem e vajza.
Dhe përballë tyre e përreth tyre ishin 8 mijë forca ushtarake policore të Jugosllavisë dhe Serbisë. Sepse atje luftonin dy shtete, luftonte edhe Jugosllavia edhe Serbia. Nga këto 8 mijë forca, 4 mijë forca ishin vendosur në rrethimin e këtyre luftëtarëve shqiptarë që ishin vetëm 60”, deklaron ai.
Trashëgimi e Epopesë së UÇK-së, siç shprehet Lama, janë çlirimtarët e Kosovës të cilët “nuk e heshtën pushkën pas rënies heroike të Jasharëve”.
“Kurrë nuk ka ndodhur të ndeshen dy ushtri me këtë raport forcash. Megjithatë, forcat – luftëtarët shqiptarë arritën të luftojnë tri ditë, arritën të mbijetojnë, të përballojnë gjithë atë arsenal armësh e mjetesh të Jugosllavisë dhe Serbisë për 72 orë. E në atë periudhë kohe ata edhe luftonin, edhe pushonin, edhe flisnin, edhe këndonin, edhe ushqeheshin, edhe kryenin nevojat e veta dhe përballonin gjithë atë arsenal, çka i bënë ata veçori jo thjesht kombëtare, shqiptare, por veçori botërore. Mos harroni, për tre ditë kanë rënë perandori që janë zhdukur nga faqja e dheut, kurse Jasharët për tre ditë ndërtuan një Epope që e morri emrin Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës (UÇK)”, shton ai.
Doktori i shkencave ushtarake, Kudusi Lama konsideron se ndikimi i kësaj lufte ka qenë jashtëzakonisht i madh për ta fuqizuar UÇK-në. Ai thotë se në pranverën e vitit 1998 e gjithë rinia “dëshironte të bëhej pjesë e luftës dhe të vishte uniformën”.
“Do i referohem një fjalie të thjesht që ka thënë Rifat Jashari kur mësoi rënien e familjes në luftë me Serbinë dhe Jugosllavinë dhe kur ai pa se gjithë shqiptaria u bë pjesë e familjes së tij dhe tha që ‘unë vërtet humba një familje, por fitova një komb’. Pikërisht këtu qëndron esenca e faktit dhe ndikimit që pati jehona e kësaj lufte në të gjitha hapësirat botërore, jo vetëm për shqiptarët por për botën mbarë. Por, sidomos për shqiptarët të cilët e panë se vetëm rruga e luftës është ajo që mund t’i bëjë faqebardhë përballë jetës së vet dhe përballë lirisë dhe mund t’i bëjë krenarë për atë që mund të jenë nesër. Sepse nuk kishte asnjë rrugë tjetër për ta fituar lirinë dhe nuk kishte asnjë lloj mënyre”, shprehet Lama për KosovaPress.
5,6 dhe 7 marsi njihet si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u vranë 59 anëtarë të familjes Jashari pas rezistencës treditore përballë forcave të armatosura serbe.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OBRM-PDUKM: Trendafilov po zbaton politikat e LSDM-BDI, nuk mbron të drejtat e punëtorëve

“Nuk ka prezencë të baktereve” AUV thotë se uji i ambalazhuar “Rugove” i plotëson kriteret ligjore dhe është i sigurte për konsum

Siguria në Kosovë – ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi