Ofronin punë sekrete në Shqipëri, përdornin poligrafinë për detektimin e gënjeshtrës dhe dhunë sapo i angazhonin.
Një organizatë ndërkombëtare është nën hetim nga Prokurori e Posaçme pas zbulimit të një bazë në Vlorë në fund të vitit, ku u gjetën disa ukrainas, ekspertë të IT që punonin në kompjuter.
Përmes aplikacioneve ende të pazbardhyera kryenin aktivitete të paligjshme duke hyrë në dark web-e ku dhe punësonin të tjerë nëpër shtete të e Evropës midis të tjerave dhe për trafik.
I duhej të paguheshin me bitcoin dhe me monedha virtuale paguheshin edhe të rekrutuarit.
Dy prej viktimave të trafikuara që u njohën me trafikantët përmes telegram ishin në listën e dëshmitarëve që u pyetën në Gjykatën e Posaçme në vazhdën e mbledhjes së provave, të tjerë do të pyeten në vazhdim.
‘Më rekrutuan në Varshavë. Më rekrutoi Juri, ata më bënë testin e poligrafit për të zbuluar nëse isha i lidhur me policinë, isha gazetar, apo isha përdorues. Do paguhesha 250 dollarë java dhe 25 dollarë për këdo që rekrutoja” . Kjo është dëshmia e Danielit dhënë në gjykatë të hënën.
Ai bashkë me 18 të tjerë u gjet në fund të vitit i mbyllur në një shtëpi në qytetin e Vlorës.’
Kjo çështje nën hetim nga SPAK për akuzën e trafikimit të personave të rritur, është në fazën e sigurimit të provës për të parandaluar ndryshimin e tyre. Ndonëse hetimet nuk janë finalizuar Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar që duhet të administrohen deklaratat në një seancë me dyer të mbyllura dhe përpara një gjyqtareje të Posaçme ku dhe po sillen të gjithë shtetasit që sakaq mbahen në një qendër për trajtimin e viktimave.
Autoritetet u aktivizuan mbas ankesës nga ambasada e Ukrainës që bazohej në informacionin e përcjelle nga Volodymir Savinov i cili sinjalizonte se nipi i tij ukrainas po detyrohej të punonte me dhunë . Që është përdorur dhunë ndaj të trafikuarve e than ë gjykatë edhe ukrainasi tjetër Kiril, i cili tha se ishte dhunuar ngaqë kishte nxjerrë një informacion dhe madhe ishte filmuar , një provë që ishte dërguar në Varshavë.
Kur polica shkoi në koordinatat e referuara gjeti në një sallon gjashtë persona me kompjuter përpara. Dhe kur u mor në pyetje nipi i ankuesit ai kujtoi se e gjeti punën përmes Telgramit dhe se u intervistua nga një person me nofkën Fresko. Ajo që ju tregua të riu mbasi u punësua ishin videot e frikshme të dhunës ku dukeshin punëdhënësit se si thyenin gjymtyrët e të punësuarve
Puna që dëshmojnë deri më tani viktimat e trafikuara është ajo e rekrutimit të shtetasve për të kryer transport droge që më pas nëse i bindnin i referonin tek dy persona me nofkën mustang de Kika. Gjatë qëndrimit në Shqipëri të rinjve u ishin hequr pasaportat që mos të arratiseshin.
SPAK po këqyr 27 telefona ndërsa ka gjetur edhe 24 pasaporta që ju përkasin të rinjve, që dyshohet se janë punësuar nga një organizatë kriminale jashtë vendit.
Deri më tani janë identifikuar dhe janë nën hetim shtetasit Nazar Khamulio dhe Mark Petrenko dhe një person i identifikuar nga vitkimat si Oleh i cili njihej me pseudonimin ‘E premte”.
Ndërkohë që një tjetër siç tregojnë ukrainasit me emrin Karols Oskiera me nofkën veterineri ishte larguar në Armeni, raporton TCH.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës