LAJMI I FUNDIT:

Von der Leyen do të prezantojë planin e “riarmatimit të Evropës” më 4 mars

Von der Leyen do të prezantojë planin e “riarmatimit të Evropës” më 4 mars

Komisioni Evropian synon që nesër të parashtrojë një plan evropian të riarmatimit përpara vendeve anëtare të BE-së.

Kështu deklaroi sot në Bruksel gjatë një konference për shtyp, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, transmeton Ukrinform, përcjell Telegrafi.

“… Nesër do të informoj shtetet anëtare përmes një letre për planin e Evropës së armatosur. Ne kemi nevojë për një rritje masive të shpenzimeve të mbrojtjes pa asnjë dyshim”, ka thënë ajo.


Ajo ka shtuar se “ne duam paqe të qëndrueshme, por paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm me forcë”.

“Dhe forca fillon me forcimin e vetvetes. Ky është qëllimi i planit që unë do t’ua paraqes shteteve anëtare nesër”, tha Ursula von der Leyen.

Siç u raportua më herët, një takim i Këshillit të Posaçëm Evropian do të mbahet në Bruksel më 6 mars.

Aty krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së do të fokusohen në dy çështje kryesore, duke përfshirë vazhdimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe forcimin e aftësive mbrojtëse të Evropës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori