LAJMI I FUNDIT:

Starmer i Britanisë zbulon “katër hapat për të ndihmuar Ukrainën”

Starmer i Britanisë zbulon “katër hapat për të ndihmuar Ukrainën”

Kryeminsitri britanik, Sir Keir Starmer, ka thënë se çdo marrëveshje e re për të mbështetur Ukrainën duhet të mbështetet nga forca.

Përveç kësaj, sipas tij, çdo komb duhet të kontribuojë në mënyrën më të mirë që mundet, duke marrë përgjegjësi dhe duke rritur pjesën e vet, përcjell Telegrafi.

Në këtë drejtim, ai thotë se liderët pjesëmarrës në një samit në Londër ranë dakord për katër hapa të rëndësishëm:


– Për të mbajtur rrjedhjen e ndihmave ushtarake në Ukrainë ndërkohë që lufta është në vazhdim dhe për të rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë

– Çdo paqe e qëndrueshme duhet të sigurojë sovranitetin dhe sigurinë e Ukrainës, dhe Ukraina duhet të jetë në tryezë për çdo bisedim paqeje

– Në rast të një marrëveshjeje paqeje, udhëheqësit evropianë do të synojnë të pengojnë çdo pushtim të ardhshëm të Rusisë në Ukrainë

– Do të kishte një “koalicion të të gatshëmve” për të mbrojtur Ukrainën dhe për të garantuar paqen në vend

Kujtojmë se në një takim të nivelit të lartë në Londër, liderët evropianë, Kanadaja dhe Turqia u zotuan të vazhdojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, dy ditë pas një takimi të tensionuar të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Dy të vdekur dhe disa të lënduar - momenti kur kalimtarët vrapojnë të tmerruar pasi makina përplaset me turmën në Mannheim të Gjermanisë

Dy të vdekur dhe disa të lënduar - momenti kur kalimtarët vrapojnë të tmerruar pasi makina përplaset me turmën në Mannheim të Gjermanisë

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Zbulohet se çfarë do të ndodhte me Hamasin, sipas planit alternativ të Egjiptit ndaj

Zbulohet se çfarë do të ndodhte me Hamasin, sipas planit alternativ të Egjiptit ndaj "Rivierës së Gazës" të Trump

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori