LAJMI I FUNDIT:

Britania njofton planin për të lejuar Ukrainën të blejë 5,000 raketa të tjera

Britania njofton planin për të lejuar Ukrainën të blejë 5,000 raketa të tjera

Sir Keir Starmer ka njoftuar një marrëveshje të re e cila i lejon Ukrainës të përdorë 1.6 miliardë funte (rreth 1.8 miliard euro) të financimit të eksportit të Mbretërisë së Bashkuar për të blerë 5,000 raketa të tjera të mbrojtjes ajrore.

Sipas tij, kjo do të krijojë edhe vende pune në sektorin e mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.

“Kjo do të jetë jetike për mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe forcimin e Ukrainës”, ka shtuar ai, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.


Ai ka thënë gjithashtu se Britania e Madhe është e përgatitur të mbrojë paqen në Ukrainë dhe kjo do të përfshijë “çizmet në tokë” dhe “aeroplanët në ajër”.

Ai thotë “jemi gati ta bëjmë me të tjerët”.

Pak më herët, kryeministri Starmer ka bërë të ditur se Britania e Madhe, Franca dhe të tjerët tani do të hartojnë një plan për të ndaluar luftimet në Ukrainë – dhe do t’ia paraqesin këtë SHBA-së.

Qëllimi i takimit të sotëm, thotë ai, ishte bashkimi i aleatëve evropianë pas kësaj.

“Pika jonë fillestare duhet të jetë ta vendosim Ukrainën në pozicionin më të fortë të mundshëm tani”.

Dhe Starmer shton se “çdo marrëveshje duhet të mbështetet nga forca”.

”Çdo komb duhet të kontribuojë për këtë në mënyrën më të mirë që mundet, duke sjellë aftësi dhe mbështetje të ndryshme në tryezë, por të gjithë duke marrë përgjegjësinë për të vepruar, të gjithë duke rritur pjesën e tyre të barrës. Kështu që ne ramë dakord për disa hapa të rëndësishëm sot…”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Botë

"Nesër do të jetë natë e madhe, do t'i them gjërat ashtu siç janë", çfarë po paralajmëron Trumpi?

Amerika
Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Botë
Hungaria bllokon planin e BE-së për garanci sigurie dhe ndihmë ushtarake për Ukrainën

Hungaria bllokon planin e BE-së për garanci sigurie dhe ndihmë ushtarake për Ukrainën

Evropa
A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

Botë
Kalo në kategori