Hansi Flick jep mendimin e tij të sinqertë për fitoren e thellë ndaj Real Sociedadit

Barcelona e vazhdoi formën fantastike në vitin 2025 me një fitore të thellë ndaj Real Sociedadit pasditen e së dielës.
Është një rezultat i cili është një vazhdimësi e formës së mirë të blaugranasve, diçka që ishte e nevojshme para duelit të parë ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve.
Misioni i Barcelonës u bë edhe më i lehtë kur kapiteni i Sociedadit, Aritz Elustondo u ndëshkua me karton të kuq pas 16 minutave lojë, andaj Hansi Flick e ka pranuar se ky moment ndryshoi gjithçka.
“Kartoni i kuq e ndryshoi ndeshjen shumë. Ata janë një skuadër e mirë, por mendoj se ne bëmë presion tek ata dhe e merituam rezultatin”.
“Edhe nëse ishin me dhjetë, është e rëndësishme që të mos pësonim raste. Ne kemi folur për këtë gjatë javës pas ndeshjes ndaj Atleticos”.
“Ndoshta me pak më shumë disiplinë ne do të shënonim edhe disa gola të tjerë por nuk ndodhi. Jam i lumtur për Casado dhe Gerard Martin, të cilët shënuan golat e tyre të parë”, ka deklaruar Flick.
Robert Lewandowski ishte në mesin e golashënuesve për Barcelonën dhe në këtë mënyrë ai e rriti epërsinë ndaj rivalëve të tij në garën për ‘Pichichi’.
“Për një numër nëntë, të shënosh është gjithmonë e rëndësishme. Është e vërtetë që ai pati pak fat, por ai është gjithmonë aty dhe për të është e rëndësishme”, përfundoi gjermani./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Kemi trajnerin më të mirë në botë, lojtarët më të talentuar” – presidenti i PSG flet me nota të larta para ndeshjes me Liverpoolin

Dy gjigantë evropianë kanë refuzuar Joshua Kimmichin

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A – bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

Dy gjigantë evropianë kanë refuzuar Joshua Kimmichin

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës