LAJMI I FUNDIT:

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

La Liga po dhuron një ndër garat më emocionuese për titull këtë sezon, por situata financiare e klubeve atje do të thotë se edhe lojtarët e tyre më të rëndësishëm janë objekt i thashethemeve për t’u larguar. 

Barcelona me fitoren ndaj Real Sociedadit është rikthyer në krye të tabelës në La Liga dhe një ndër më meritorët për këtë situatë është padyshim Raphinha. 

28-vjeçari ka luajtur si titullar në 25 nga 26 ndeshjet e Barcelonës në kampionat këtë sezon duke realizuar 13 gola. 


Sipas raportimeve, blaugranasit po punojnë për t’i rinovuar kontratën brazilianit si shpërblim për punën e tij, por gjithashtu ata do të reduktojnë klauzolën e tij të lirimit nga 1 miliardë euro në një shumë që mund t’i joshë blerësit të bëjnë një ofertë për të. 

Raphinha iu bashkua Barcelonës nga Leeds United në vitin 2022 dhe kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2027. 

Ai e fitoi La Ligan në sezonin e tij të parë në Spanjë ndërsa këtë edicion ka formuar një treshe të frikshme me Lewandowskin dhe Lamine Yamal. 

Një zbritje e klauzolës së tij të lirimit mund të tërheq klubet angleze të cilat më parë ishin lidhur me një lëvizje për sulmuesin, teksa edhe Superliga e Arabisë është një destinacion i mundshëm. 

Barcelona e gatshme të shpenzojë 100 milionë euro për zëvendësuesin e Lewandowskit
Lexo po ashtu Barcelona e gatshme të shpenzojë 100 milionë euro për zëvendësuesin e Lewandowskit

Arsenal, Manchester City dhe Manchester United janë në mesin e klubeve që më parë kishin qenë të interesuara, por Raphinha nuk pritet të lëviz të paktën deri pas përfundimit të Botërorit të vitit 2026. 

Aventura e mëparshme e Raphinhas në Angli ishte mjaftueshëm e suksesshme sa për të rënë në syrin e Barcelonës, teksa më herët ai kishte luajtur edhe për klube si Vitoria, Sporting Lisbona dhe Rennes./Telegrafi/