LAJMI I FUNDIT:

Hiti “I’m Good (Blue)” i Bebe Rexhës dhe David Guettas arrin dy miliardë klikime në Spotify

Hiti “I’m Good (Blue)” i Bebe Rexhës dhe David Guettas arrin dy miliardë klikime në Spotify

Hiti botëror “I’m Good (Blue)”, i këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexha dhe DJ-it të njohur David Guetta, ka kaluar një tjetër prag historik në industrinë muzikore.

Kënga ka tejkaluar 2 miliardë dëgjime në Spotify, duke u bërë e para këngë e Rexhës që arrin këtë sukses të jashtëzakonshëm.

Publikuar në vitin 2022, “I’m Good (Blue)” u kthye menjëherë në një hit global, duke kryesuar toplistat në shumë vende dhe duke shënuar një rikthim të fuqishëm të këngëtares në skenën ndërkombëtare. Me ritmin e saj energjik dhe tekstin që evokon nostalgjinë e hitit të dikurshëm “Blue (Da Ba Dee)” të Eiffel 65, kënga arriti të bëhej virale në platforma të ndryshme, duke dominuar radiot dhe klubet anembanë botës.


Ky nuk është suksesi i vetëm i Bebe Rexhës në Spotify. Këngëtarja, e cila ka ndërtuar një karrierë të fortë në industrinë muzikore, tashmë numëron edhe tre këngë të tjera që kanë kaluar 1 miliard dëgjime në platformë.

“Me, Myself and I”, bashkëpunimi i saj me G-Eazy, ishte një nga hitet që e vendosi në hartën muzikore ndërkombëtare. Po ashtu, “In the Name of Love” me Martin Garrix dhe “Meant to Be” me Florida Georgia Line kanë pasur një ndikim të madh në karrierën e saj, duke u bërë disa nga këngët më të dëgjuara të dekadës së fundit.

Ky sukses i fundit dëshmon edhe një herë popullaritetin dhe ndikimin e Bebe Rexhës në skenën muzikore globale. Me vokalin e saj unik dhe aftësinë për të krijuar hite që kapin publikun në mbarë botën, artistja shqiptare vazhdon të lërë gjurmë të pashlyeshme në industrinë e muzikës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Slava Ukraini", aktorja Daryl Hannah del jashtë skenarit të 'Oscars 2025' dhe "godet" Trumpin me një deklaratë në skenë

Magazina
Halle Berry dhe Adrien Brody rikthejnë puthjen ikonike në Oscars, pas 21 vjetësh

Halle Berry dhe Adrien Brody rikthejnë puthjen ikonike në Oscars, pas 21 vjetësh

Magazina
Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Magazina
“Anora” fituesja absolute e 'Oscars' të këtij viti: Për çfarë flet filmi që fitoi pesë çmime

“Anora” fituesja absolute e 'Oscars' të këtij viti: Për çfarë flet filmi që fitoi pesë çmime

Magazina
Selena Gomez mahnit me dukjen dhe elegancën e saj në

Selena Gomez mahnit me dukjen dhe elegancën e saj në "Oscars 2025"

Magazina
Lista e fituesve në

Lista e fituesve në "Oscars 2025"

Magazina
Kalo në kategori