LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e Besës së Pejës, Mensur Duraku, mysafir në “Arena e Yjeve”: Nga tre tituj kampioni, te ndodhitë e çmendura në Mal të Zi 

Legjenda e Besës së Pejës, Mensur Duraku, mysafir në “Arena e Yjeve”: Nga tre tituj kampioni, te ndodhitë e çmendura në Mal të Zi 

Mensur Durak ishte i ftuari i radhë në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Legjenda e Besës së Pejës bëri shumë rrëfime interesante, disa që do t’i dëgjoni për herë të parë.

Drejt në ekipin e parë, nuk luajti asnjëherë për kategori të reja – Mensur Duraku tregoi se e nisi me futbollin.


Në përgatitje në Turqi me autobus me Besën e Pejës – tre tituj kampioni radhazi, Mensuri ka rrëfyer për periudhën e artë.

Duraku ka rrëfyer se si nuk luajtën ndeshjen miqësore në Ulqin shkaku i rivalitetit me Trepçën 89.

Ai ka rrëfyer se si trajneri Erdogan Celina kujdesej shumë për të, e merrte në banesë që të mos dilte natën.

Kalimi te Sutjeska në Mal të Zi dhe si i çmendi shikuesit në ndeshje e parë me aftësitë e tij.

Veprimi i ‘çmendur’ i presidentit të Çelikut në Mal të Zi ku e zbriti me helikopter në stërvitje.

Ftesa nga Kosova dhe fjalët e Bylbyl Sokolit  dhe oferta nga Las Palmas që arriti te Sutjeska, deri te rikthimi në Pejë.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini këtë të diel (2 mars) nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  Patos  dhe KGM Kosova/Telegrafi/