LAJMI I FUNDIT:

U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj vëllezërve Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq lidhur me sulmin në kanalin e ujit në Ibër Lepenc.

Lajmin për vazhdimin e paraburgimin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlida Gashi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve J.V. dhe D.V., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special më datë 28.02.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurve J.V. dhe D.V., iu vazhdohet në kohëzgjatje prej 2 muaj, për secilin”, tha Gashi.


Dosja e Prokurorisë: Vëllezërit Viqentijeviq dyshohen se kryen veprën terroriste duke përdorur eksploziv në kanalin e Ibër-Lepencit
Lexo po ashtu Dosja e Prokurorisë: Vëllezërit Viqentijeviq dyshohen se kryen veprën terroriste duke përdorur eksploziv në kanalin e Ibër-Lepencit

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte thënë se ekziston dyshimi i bazuar se Jovan Viqentijeviq, bashkë me vëllanë e tij, Dragisha Viqentijeviq me qëllim kanë dëmtuar pajisjen e ujësjellësit dhe kanë kryer veprën terroriste, duke përdorur eksploziv.

Dosja e Prokurorisë  rezulton të jetë parashtruar më 2 dhjetor 2024 në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 29 nëntor 2024, rreth orës 18:50 në fshatin Varagë, Komuna e Zubin-Potokut, respektivisht në pjesën e kanalit Ibër-Lepenc, e cila përdoret për furnizimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës me ujë të pijshëm dhe për  nevoja të termocentraleve të Kosovës për prodhimin e energjisë elektrike, i dyshuari Jovan Viqentijeviq në bashkëkryerje me të dyshuarin Dragisha Viqentijevq (vëllanë e tij), me qëllim të shqetësimit serioz të banorëve dhe cenimit të rendit kushtetues dhe sigurisë publike në Republikën e Kosovës, qëllimisht kanë dëmtuar pajisjet publike të ujësjellësit dhe kanë kryer veprën penale terroriste duke përdorur eksploziv dhe mjete eksplozive drejtpërdrejt në pjesën e kanalit dhe atë në infrastrukturën e betonit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Shëndetësi
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
“Depozitat e mia financiare si Kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë”, hapet testamenti i Anastas Janullatos

“Depozitat e mia financiare si Kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë”, hapet testamenti i Anastas Janullatos

Lajme
Supremja ia kthen Apelit në rigjykim rastin e vrasjes në “City Club”, ku Granit Elshani u dënua me 24 vite burgim

Supremja ia kthen Apelit në rigjykim rastin e vrasjes në “City Club”, ku Granit Elshani u dënua me 24 vite burgim

Drejtësi
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Kalo në kategori