LAJMI I FUNDIT:

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Qerkini

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Qerkini

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Qerkini, me rastin e ndarjes nga jeta disa ditë më parë të më të dashurit të tyre, Bajram Qerkini.

Me këtë rast, Kurti u shprehu ngushëllime më të sinqerta familjarëve dhe miqve të Bajram Qerkinit, i cili do të kujtohet si shembull i përkushtimit në kërkimin e së vërtetës për të zhdukurit gjatë luftës dhe simbol të forcës dhe durimit të prindit, thuhet në njoftim.

I ndjeri Qerkini, ishte Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, njëherësh edhe përfaqësues i shoqatës së familjarëve në Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur.


Të hënën e kësaj jave, kryeministri Kurti, i dërgoi familjes një telegram ngushëllimi, në të cilin u shpreh se kontributi i Bajram Qerkinit, do të mbetet në kujtesën tonë kolektive për dedikimin ndaj humanizmit dhe do të shërbejë si frymëzim në përpjekjet për çështjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori