Pakënaqësia brenda Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA (CIA), e shkaktuar nga politikat e zbatuara nga administrata e Donald Trump – kryesisht Departamenti i drejtuar nga Elon Musk i fokusuar në uljen e kostove – është bërë subjekt i një artikulli të CNN.
“CIA po kryen një rishikim zyrtar për të vlerësuar dëmin e mundshëm nga një email i paklasifikuar i dërguar në Shtëpinë e Bardhë në fillim të shkurtit, i cili listonte disa zyrtarë me mbiemrat dhe inicialet e tyre për largimin e mundshëm nga puna, gjë që mund të kishte ekspozuar rolet e njerëzve që punonin nën identitete të fshehta”, tha një burim i njohur me situatën.
Bëhet e ditur se kjo ngjarje lidhet me politikat e administratës së dytë të Donald Trump, kryesisht me Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë të udhëhequr nga Elon Musk.
“Është vetëm një nga shumë ndryshimet që dalin nga përpjekjet e Trump për të goditur qeverinë federale, duke përfshirë CIA-n. Përpjekjet e administratës për të reduktuar fuqinë punëtore dhe për të kontrolluar shpenzimet në CIA dhe të tjera kërcënojnë të rrezikojnë disa nga punët më të ndjeshme të qeverisë”, kanë deklaruar zyrtarë aktualë të njohur me diskutimet e brendshme.
Sipas informacioneve të tyre, “një zyrtar i lartë nga Departamenti i Thesarit dërgoi një mesazh duke paralajmëruar Sekretarin e Thesarit Scott Besant se caktimi i një inxhinieri kompjuterik nga Zyra e Efiçencës Qeveritare të udhëhequr nga Elon Musk në sistemin ultra të ndjeshëm të pagesave të qeverisë mund të ekspozonte pagesat shumë të klasifikuara të CIA-s që rrjedhin përmes atij sistemi”.
“Por komunitetit të inteligjencës nuk i pëlqen të thuhet se çfarë të bëjë”, tha gazetari i Fox News, Jesse Waters.
“Në katin e shtatë të CIA-s, ku ndodhet lidershipi i lartë, disa zyrtarë po diskutojnë në heshtje se si shkurtimet masive dhe paketat e ofruara tashmë për punonjësit mund të krijojnë një grup ish-punonjësish të pakënaqur, të cilët mund të motivohen për të përcjellë atë që dinë tek një shërbim i huaj inteligjence”, vazhdon Waters.
“CIA po thotë se nëse fondet e tyre shkurtohen, ata do t’i shesin sekretet shtetërore Rusisë. Kush i punësoi këta? Ata supozohet të jenë patriotë e jo tradhtarë”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk