Meksika i dorëzoi SHBA-së narkobosin famëkeq, Rafael Caro Quintero dhe 28 anëtarë të tjerë të kartelit, njoftoi Departamenti amerikan i Drejtësisë.
Caro Quintero, të cilin autoritetet meksikane e konsiderojnë themelues të kartelit Guadalajara, dyshohet se ishte i përfshirë në rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e agjentit të Administratës Amerikane të Luftës kundër Drogës (DEA), Enrique Camarena Salazar, në vitin 1985. Sipas DEA-s, vrasja e Salazarit ishte hakmarrje për një bastisje të autoriteteve meksikane në një fermë marihuane të Caro Quinteros në vitin 1984.
Caro Quintero kaloi 28 vjet në burg në Meksikë për këtë vrasje, përpara se të lirohej në vitin 2013. Më pas, Gjykata e Lartë e Meksikës anuloi vendimin për lirimin e tij. Pas kësaj, ai u kthye në trafikun e drogës si një nga drejtuesit e lartë të kartelit Sinaloa, sipas FBI-së.
Në korrik të vitit 2022, marina meksikane e kapi Caro Quinteron gjatë një operacioni që përfundoi me vdekjen e 14 marinarëve në një aksident helikopteri. Ai u kap pasi një qen i marinës e gjeti të fshehur në shkurre, shkruan cnn.
🔴#ÚltimaHora | El narcotraficante Rafael Caro Quintero llega a Nueva York tras ser extraditado por el Gobierno de México; un operativo de la DEA lo recibió esposado.
Fiscalía de EE.UU. busca condenarlo con pena de muerte junto a dos líderes de Los Zetas y 25 criminales más. pic.twitter.com/kFjrNRkLW4
— Pedro Márquez (@PedroMrquez_) February 28, 2025
“Caro Quintero, një udhëheqës karteli që shkaktoi dhunë, shkatërrim dhe vdekje në mbarë Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë, ka qenë për katër dekada në krye të listës së të kërkuarve nga DEA. Sot, më në fund, ai ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara, ku do të përballet me drejtësinë”, tha Derek S. Maltz nga DEA.
Ky moment është jashtëzakonisht personal për agjentët e DEA-s, të cilët besojnë se Caro Quintero është përgjegjës për torturën dhe vrasjen brutale të agjentit special Enrique “Kiki” Camarena. “Kjo është gjithashtu një fitore për familjen Camarena. Sot dërgojmë një mesazh të qartë për çdo udhëheqës karteli, çdo trafikant dhe çdo kriminel që helmon komunitetet tona: Do të mbani përgjegjësi. Pavarësisht sa kohë do të duhet dhe sa larg do të arratiseni, drejtësia do t’ju gjejë”, shtoi ai.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës dhe Sekretariati për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Qytetarëve deklaruan se 29 persona nga burgje të ndryshme në Meksikë u transferuan në SHBA.
Ata ishin të kërkuar për lidhjet e tyre me organizata kriminale të përfshira në trafikimin e drogës.
Departamenti amerikan i Drejtësisë bëri të ditur se të ekstraduarit ishin “udhëheqës dhe menaxherë të kartelit të drogës”, përfshirë Sinaloa, Cártel de Jalisco Nueva Generación (CJNG), Cártel del Noreste (ish-Los Zetas), La Nueva Familia Michoacana dhe Cártel del Golfo (Zaljevski Kartel).
Në mesin e tyre është edhe Martin Sotelo – i njohur si Alder Marin-Sotelo – i cili dyshohet për vrasjen e zëvendës-sherifit Ned Byrd në Karolinën e Veriut në vitin 2022. Gjithashtu, Antonio Oseguera Cervantes, një nga drejtuesit e CJNG, si dhe dy anëtarë të lartë të Los Zetas, Ramiro Perez Moreno dhe Lucio Hernandez Lechuga. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë - suedezja u quajt edhe "mbretëresha e kokainës"

Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtyp: Mjaft, faleminderit

"Jo, jo president shumica ishin dhuratë", Starmer si Macroni korrigjon Trumpin që pretendoi se Evropa po i huazon para Ukrainës

Një marrëveshje e mundshme paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës - pesë pyetje që kërkojnë përgjigje

Trump zgjat edhe për një vit sanksionet ndaj Rusisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet