LAJMI I FUNDIT:

FFK në Kuvendin e 5 shkurtit harmonizoi aktet të saj normative me Ligjin për Sportin  

FFK në Kuvendin e 5 shkurtit harmonizoi aktet të saj normative me Ligjin për Sportin  

Gjatë ditës së sotme u bë e ditur nga MKRS se 32 federata sportive nuk do të përfitojë mjete financiare nga Ligji i Sponzorizimit, pasi sipas tyre nuk i kanë harmonizuar aktet e tyre normative me ligjin. 

Komisionit Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive, ka futur në këtë mes dhe FFK-në, por sipas shtëpisë së futbollit, aktet normative janë harmonizuar në Kuvendin e fundit të 5 shkurtit.  

Sipas tyre, kjo shihet edhe në videon e publikuar nga mbledhja e Kuvendit të fundit të FFK-së (nga 1:06:00), ku shihet se delegatët e pranishëm kanë votuar pro harmonizimit të statutit me ligjin e ri të sportit. 


Madje FFK e kishte njoftuar këtë gjë edhe në faqen zyrtare, duke shkruar se ishte votuar unanimisht ky ndryshim.   

“Gjatë punimeve të kuvendit, delegatët shqyrtuan dhe miratuan raportin e punës dhe raportin financiar për vitin e kaluar, si dhe miratuan buxhetin për vitin 2025 që do të jetë mbi 21 milionë euro. Gjithashtu u votuan edhe disa ndryshime statutare të bazuara në Ligjin e ri për sport. Të gjitha pikat e rendit të ditës u aprovuan unanimisht”, shkruante FFK. 

Në Kuvendin e Rregullt të Punës të FFK-së ku ndodhi ky ndryshim, ishin pjesëmarrës 49 delegatë nga klubet dhe shoqatat, derisa me pjesëmarrje kuvendin e kishin nderuar edhe Marco Ferri, përfaqësues i FIFA-s, Denis Bastari, përfaqësues i UEFA-s, Lutfi Nuriu e Ilir Shulku, përfaqësues të FSHF-së dhe Musa Selimi, përfaqësues i KOK-ut. Po ashtu kishte përfaqësues edhe nga MRKS.  

Sipas MKRS , vetëm Federata e Basketbollit, Hendbollit, Karatesë, Notit, Pingpongut dhe Triathlonit e kanë përmbushur këtë obligim. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

La Liga
Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

La Liga
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Kalo në kategori