LAJMI I FUNDIT:

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t’i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t’i japë leksione SHBA-së

Ish-diplomati amerikan, James Hooper ka deklaruar se gjëja e parë që duhet të bëjë Qeveria e Kosovës, është t’i riparojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Pa ndodhur kjo, sipas tij, do të ishte rrezik që SHBA-ja të përfshihej në përpjekjet e Kosovës për të arritur marrëveshje me Serbinë.

“… sepse, shikoni, Shtetet e Bashkuara nuk po i ndihmojnë Ukrainës. Tash kur ato janë përfshirë në [zgjidhjen e atij konflikti], ato janë rreshtuar në anën e autokratit, në anën e Rusisë, e jo në anën e demokracisë së vërtetë”, thotë Hooper.


Shtetet e Bashkuara i kanë tërhequr disa herë vërejtjen Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, për shkak të disa veprimeve që i kanë konsideruar si të pakoordinuara – në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Me ato lëvizje, zyrtarët amerikanë kanë thënë se Kosova ka vënë në pikëpyetje partneritetin mes dy vendeve.

“Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin dhe të mos i japë leksione Uashingtonit”, thotë njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Hooper.

Sipas tij, “është shumë e rrezikshme për Kosovën kur amerikanët e shohin atë si problem”.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në REL.

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori