Mandarinat, të cilat u kthyen mbrapsht nga autoritetet kroate gjatë periudhës 29 nëntor – 11 dhjetor 2024 pasi nga analizat ka rezultuar të jenë me pesticide të rrezikshme për shëndetin e njeriut, nuk janë asgjësuar dhe janë shitur në tregun vendas.
Për këtë çështje Prokuroria e Beratit ka nisur prej kohësh një hetim, i cili është konkluduar këtë të mërkurë, me arrestimin e tre personave.
Organi i akuzës njofton se është vënë në pranga një fermer i zonës, administratori i pikës së grumbullimit i cili bleu ngarkesën dhe një inspektor i zyrës rajonale të Veterinarisë.
Tre personat e arrestuar akuzohen për veprat penale të “Shkeljes së rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Njoftim:
Prokuroria e Beratit ka ndaluar tre persona pasi akuzohen se për veprat penale Seksionin për hetimet e Krimit ekonomik-financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës parë të juridiksionit të përgjithshëm Berat, pas hetimeve disa mujore të kryera në kuadër të Procedimit Penal nr.768 të vitit 2024, i regjistruar për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorimi detyrës”, parashikuar nga nenet 281, 288, 288/c dhe 248 te K.Penal ka bërë ndalimin e shtetasve:
1. Arben Aqif Dyli, i datëlindjes 02.06.1969
2. Elton Hekuran Tafa, i datëlindjes 21.06.1979
3. Elson Petrit Tahiraj, i datëlindjes 10.05.1995
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se shtetasi Elton Tafa me profesion Fermer ka shitur te shtetasi Arben Dyli (administrator i pikës se grumbullimit) një sasi prej rreth 10 tonësh mandarina të cilat më pas subjekti i shtetasit Arben Dyli i ka eksportuar drejt Kroacisë. Nga autoritetet Kroate janë kryer analizat e nevojshme nga ku ka rezultuar se sasia e mandarinave kishte përmbajtje të lart të pesticidit “Fosmet”, pesticid ky i dëmshëm për shëndetin dhe i ndaluar për t’u përdorur. Në këto kushte ngarkesa e mandarinave është kthyer mbrapa në vendin e origjinës ku rezulton se është tërhequr nga shtetasi Arben Dyli dhe më pas dyshohet se është hedhur përsëri në treg duke mos e asgjësuar sipas procedurës përkatëse.
Gjithashtu dyshohet se shtetasi Elson Tahiraj me detyrë inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar certifikata fitosanitare fiktive për subjekte të ndryshme ndër të cilat dhe subjekti i shtetasit Arben Dyli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykata Kushtetuese nis procedurën për vendimin e qeverisë për medresenë ‘Isa Beu” në Shkup

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kostadinovski: Kuvendi i ka kufizuar të drejtat e qytetarëve me ndryshimet e Kodit zgjedhor

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe