LAJMI I FUNDIT:

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Komisioni Qendror për Zgjedhje (KQZ), ka mbajtur sot mbledhje ku ka njoftuar se nesër do të nis numërimi i votave nga diaspora.

Gjatë kësaj mbledhje u diskutua edhe mbi dyshimet për parregullsi me kutitë e votimit në dy komuna.

Anëtari i KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Gashi kërkoi që të themelohet një komision i cili do të merret me hetimin e parregullsive me kutitë e votimit në Gjakovë dhe Mitrovicë dhe çështje të tjera.


“Unë kërkoj nga ju që ta bëni një komision për të hetuar edhe kutinë në Gjakovë mbi të cilën është thënë se ka qarkulluar treni bullgar. Kutia 020706 e cila është objekt hetimit. Ajo kuti është numëruar. Kërkoj ë largohet nga rezultati deri në një hetim përfundimtar dhe për këtë ju duhet ta bëni një komision edhe brenda pavarësisht përfundimeve. E kemi një problem edhe në kutinë 110207 në Mitrovicë. Edhe kjo duhet të trajtohet dhe hetohet nga një komision. Edhe sa i përket çështjes së verifikimit të votave të diasporës do të duhej që edhe këtu të ketë një komision për të hetuar të gjitha votat e dyfishta personat që kanë votuar nga dy herë…Edhe një çështje tjetër, votimi në QKUK të dielën ku është bërë në orën 11:00, e gjysmë të natës në procedurë antiligjore. Madje ne si KQZ nuk kemi qenë të njoftuar. Edhe këtu duhet të bëhet një komision”, potencoi Gashi.

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës
Lexo po ashtu Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Kundër kësaj reagoi anëtari i KQZ-së, Alban Krasniqi duke thënë se është këndvështrim komplet i një anshëm, politik dhe jo profesional i Gashit.

Sipas tij, organet kompetente po merren me kutinë e votimit në Gjakovë.

“Ky këndvështrim komplet i një anshëm edhe politik dhe jo profesional i kolegut. Sepse për kutinë në Gjakovë organet janë duke u marrë dhe ne nuk kemi nevojë me ndërmarrë një veprim tjetër përveç asaj çka organet e hetuesisë i kanë marrë materialet…Sa i përket rastit të Mitrovicës me sa jam i informuar prej drejtorit të operacioneve zgjedhore por edhe prej vetë KKZ dhe IKZ-së ata kanë dërguar një raport mbi këtë kuti. Përveç problemeve teknike që ka kjo kuti asnjë problem tjetër për sa i përket procesit nuk është raportuar…Nuk është shumë e shëndetshme me dalë kështu befas me teori apo edhe më lloj deklaratash që më shumë e dëmtojnë reputacionin e institucioni sesa diçka tjetër”, ka thënë ai. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori