VLEN: Investojmë 12 milionë euro në spitalin “8 Shtatori”, shëndetësia po merr frymë

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thekson se vazhdojnë punën për qytetarët e vendit, duke sjellë projekte madhore që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës. Nga VLEN thonë se ka nisur implementimi i një projekti të jashtëzakonshëm në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup, një investim prej 12 milionë eurosh, që do të modernizojë dhe transformojë këtë institucion shëndetësor në standardet më të larta evropiane.
“Ky projekt përfshin rikonstruksionin e plotë dhe pajisjen më të avancuar të njësisë së terapisë intensive, duke shtrirë investimin në një sipërfaqe prej 2000m², ku do të ndërtohen shtatë salla operacioni supermoderne. Me këtë investim, Spitali “8 Shtatori” do të kthehet në një qendër shëndetësore të nivelit më të lartë, duke i dhënë fund mungesave infrastrukturore dhe teknologjike të së kaluarës”.
“Ky investim strategjik parashikon dy salla të specializuara për kirurgji abdominale, dy për ndërhyrje urologjike, një për operacione të veshit, hundës dhe fytit, një për kirurgji të syve dhe si risi absolute – kirurgjia robotike, e cila është e para e këtij lloji në vend! Ky është një hap gjigant drejt një shëndetësie moderne dhe të avancuar, ku teknologjia më e fundit vihet në shërbim të qytetarëve”.
“Si pjesë e këtij investimi madhor, do të bëhet renovimi i plotë i kulmit të spitalit dhe vendosja e një sistemi efikas të ngrohjes dhe ftohjes, duke garantuar kushte optimale për pacientët dhe stafin mjekësor. Për herë të parë, sallat e operacionit do të pajisen me gjeneratën më të fundit të tavolinave kirurgjikale, ndriçim LED të avancuar, kompjuterë mjekësorë, aparate anestezie të sofistikuara, pajisje kauterike, pompa infuzioni, defibrilatorë dhe gjithë inventarin e nevojshëm mjekësor. Kjo do të thotë që pacientët tanë do të kenë trajtime shëndetësore të një niveli superior, të njëjtë me ato të spitaleve më të mira evropiane”, thonë nga VLEN.
Më tej shtojnë se Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka qenë shtytës kyç i këtij projekti transformues.
“Falë vizionit të tij dhe mbështetjes së koalicionit VLEN, qytetarët tanë do të kenë qasje në shërbime shëndetësore më cilësore, më efikase dhe më dinjitoze. Ky projekt vulos epokën e re të shëndetësisë moderne në vendin tonë! Investimet në shëndetësi janë investime në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve, dhe VLEN po dëshmon se puna dhe përkushtimi i saj janë mbi çdo kalkulim politik! Shëndeti i qytetarëve është prioritet absolut dhe këtë e dëshmojmë me projekte konkrete e revolucionare. VLEN për qytetarët! VLEN për një jetë më të mirë! VLEN për shëndetësinë moderne dhe evropiane!”, thonë nga VLEN./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Andonovski: Me ndryshimet në Ligjin për komunikime elektronike parandalojmë organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit online

LSDM: Është skandaloze që Mickoski mbron Izet Mexhitin përballë fakteve të qarta

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania