LAJMI I FUNDIT:

Gjesti me Rizartën në krah ndjek Eglin nga pas

Gjesti me Rizartën në krah ndjek Eglin nga pas

Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit është bërë edhe më interesante, pasi Egli ka vendosur të tërhiqet nga përfshirja emocionale me të.

Megjithatë, duket se kjo nuk i ka pëlqyer fare Gjestit, i cili ka filluar ta ndjekë nëpër shtëpi dhe të kërkojë vëmendjen e saj me mënyra të ndryshme.

Gjesti, i revoltuar që Egli po kalon kohë me banorët e rinj, të cilët ajo i konsideron shokë nga jashtë, vendos të reagojë ndryshe.


Foto: Screenshot/YouTube

Në një moment ai e merr Rizartën dhe i vendos krahun mbi supe, duke krijuar një situatë të qëllimshme për t’i rënë në sy Eglit.

Për më tepër, ai fillon të këndojë me Rizartën pranë tij, ndoshta për të provokuar xhelozinë e Eglit.

Por, ndërkohë, Egli, e buzëqeshur dhe e qetë, qëndron pranë Xenit, i cili nuk qëndron duarkryq dhe nis të këndojë këngë dashurie.

Teksa Egli largohet nga vendi ku qëndronin, Gjesti vazhdon ta ndjekë, ndërsa qëndron ende me Rizartën në krah.

Në fund, ai dëgjohet duke i thënë Rizartës që të largohet ose të mos vazhdojnë më këtë lojë, duke pranuar në mënyrë të nënkuptuar se e kishte bërë gjithçka vetëm për të tërhequr vëmendjen e Eglit. /Telegrafi/