LAJMI I FUNDIT:

Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Sfida e re e Vëllait të Madh solli një kthesë interesante në Big Brother VIP Albania, pasi Gjesti zgjodhi Rizartën për të ndarë shtratin për dy javë.

Kjo zgjedhje nuk kaloi pa pasoja, pasi Egli, e cila kishte qenë shumë e afërt me Gjestin në fillim, u hidhërua dukshëm nga ky vendim.

Megjithatë, banorët e tjerë nuk e humbën mundësinë për të kthyer situatën në një moment humori.


Foto: Screenshot/YouTube

Pasi të gjithë u shtrinë për të fjetur, ata rrethuan Gjestin dhe Rizartën, duke bërë shaka e duke qeshur për situatën e pazakontë.

Në bisedën mes tyre, Gjesti insistoi se anën e tij të shtratit nuk e ndërron, ndërsa Rizarta u shpreh se do të ishte më mirë që secili të flinte në anën e vet.

Foto: Screenshot/YouTube

Për ta bërë situatën edhe më argëtuese, ajo vizatoi me dorë një “kufi” imagjinar në mes të shtratit, duke nënkuptuar se secili duhet të respektonte hapësirën e tij.

Gjesti, nga ana tjetër, e mori me sportivitet dhe me humor tha: “Natën se si fle unë, është pa kontroll!”, duke nënkuptuar se nuk mund të parashikojë se si mund të përfundojë në gjumë.

Loja "E vërteta dhe Dënimi", Egli i kërkon Rizartës të bëjë 10 squats
Lexo po ashtu Loja "E vërteta dhe Dënimi", Egli i kërkon Rizartës të bëjë 10 squats

Në të kundërt, Rizarta u shpreh se është shumë e qetë natën, duke qeshur me dinamikën e re mes tyre.

Mbetet për t’u parë nëse do të sjellë kjo sfidë një afrimitet të ri mes Gjestit dhe Rizartës. /Telegrafi/