LAJMI I FUNDIT:

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka vendosur gjashtë rekorde në fitoren me rezultat 2-0 ndaj Manchester Cityt në Ligën Premier të dielën.

32-vjeçari e vendosi Liverpoolin në epërsi në minutën e 14-të kur gjuajtja e tij përfundoi në rrjetë kjo edhe falë ndihmës nga devijimi i Nathan Ake.

Pastaj, në minutën e 37-të ai dhuroi një asistim për Dominik Szoboszlai, me hungarezin që i dha Liverpoolit një epërsi prej dy golash.


Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes kompania e statistikave Squawka ka bërë me dije se reprezentuesi egjiptian ka thyer plotë gjashtë rekorde.

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt
Lexo po ashtu “Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Mo Salah është lojtari i parë në histori të Ligës Premier që regjistron një përfshirje në +40 gola të shënuar në dy sezone të ndryshme.

Mo Salah është lojtari i parë në top pesë ligat evropiane që përfshihet direkt në 50 gola në të gjitha garat në sezonin 2024/2025.

Mo Salah tani ka shënuar dhe asistuar në 11 ndeshje në Ligën Premier këtë sezon, më shumë se çdo lojtar në një sezon të vetëm në top pesë ligat që prej Lionel Messi për Barcelonën në sezonin 2014/2015 (11).

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Mo Salah ka dhuruar më shumë asistime në sezonin 2024/2025 se sa çdo lojtar tjetër i Liverpoolit në një sezon të Ligës Premier (16).

Mo Salah është lojtari i parë në histori të Ligës Premier që shënon dhe asiston në të dyja ndeshjet ndaj kampionit në fuqi.

Mo Salah është lojtari i parë në histori që shënon +25 gola dhe bën +15 asistime në një sezon të Ligës Premier./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori