LAJMI I FUNDIT:

Adam Pearson u bë viktimë e fyerjeve të tmerrshme për shkak të pamjes së tij

Adam Pearson u bë viktimë e fyerjeve të tmerrshme për shkak të pamjes së tij
Adam Pearson

Aktori britanik, Adam Pearson, u bë shënjestër e komenteve mizore të përdoruesve të rrjeteve sociale për shkak të pamjes së tij dhe më në fund vendosi t’u përgjigjet ofendimeve.

Së fundmi, ai mori pjesë në Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit dhe Arteve (BAFTA) në Londër.

Ai ka ecur në tapetin e kuq përkrah aktorëve të tij të filmit “A Different Man”.


Adam Pearson

Një përdorues i X ka shpërndarë një foto të tij dhe kolegut të tij Warwick Davis me komentin tmerrues: “A ishte ky një shfaqje çmimesh apo një cirk?”.

Pearson iu përgjigj kësaj: “A nuk ka mësuar askush asgjë? Më lejoni të jem i qartë, kjo ka të bëjë me çmimet BAFTA. Më duket paksa ironike që në profilin tuaj pretendoni se shpërndani dashamirësi duke fyer dy aktorë të suksesshëm vetëm se janë me aftësi të kufizuara. Çojeni paragjykimin tuaj diku tjetër”.

Pearson ka neurofibromatozë, një çrregullim i rrallë gjenetik që shkakton rritjen e tumoreve beninje në të gjithë trupin.

Ai filloi të aktrojë në vitin 2013, kur realizoi filmin “Under the Skin”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Kalo në kategori